26 Shkurt 2023, 09:14
Nga I.A
Policia
DURRËS- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për tentative vrasje është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Sajmir Elezaj, i cili në vitin 2019 në bashkëpunim njerëz të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. 31-vjeçari u arrestua teksa hynte nga Italia në territorin shqiptar përmes portit të Durrësit.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës/I shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe armbëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Finalizohet operacioni policor i koduar "Viaggo", i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim dhe koordinim me Seksionin Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës të DVP Tiranë. Operacioni për kapjen e 31-vjeçarit, falë intelgjencës informative të siguruar nga strukturat e Policisë, për tentativën e 31-vjeçarit për tu futur në Shqipëri.
Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit. Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të detajuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara dhe falë intervistimeve të thelluara, bazuar dhe në informacionet e siguruara më parë nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Viaggo", u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në hyrje, në Portin e Durrësit, i shtetasit S. E., 31 vjeç, banues në Tiranë.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Në muajin prill 2019, në rrugën "Lisi", në Fushë-Mëzez, shtetasi S. E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
sajmir elezaj
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 09:06
I.A
autobusi
KROACI- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Autobusi me 9 pasagjerë për shkak t&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 08:35
I.A
Pamje nga aksidenti
KROACI- Një person ka humbur jetën nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Index.hr shkruan se aksidenti ka ardhur...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 08:28
I.A
Foto ilustruese
KROACI- Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e kaluarnë Kroaci. Mediat kroate sh...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 07:53
I.A
Foto Ilustruese
KUÇOVË- Një tentativë për vjedhje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sot&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 07:51
I.A
Foto nga lufta
Lufta në Ukrainë ka potencialin për të përshpejtuar integrimin e Europës në një entitet politik dhe ...
Aktualitet
26 Shkurt 2023, 07:33
I.A
vranesira
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në sk...
Aktualitet
25 Shkurt 2023, 22:37
Trevor Morrison
TIRANË- Njerëzit prodhojnë më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, përfshir&...
Aktualitet
25 Shkurt 2023, 22:19
F.M
Policia greke
GREQI- Një 15-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke pasi aku...
Aktualitet
25 Shkurt 2023, 22:09
F.M
Foto Ilustruese
GRAMSH- Presidenti i ekipit të Gramshit Andrit Bici 25 vjeç ka goditur me grushta arbitrin pasi ky i fundit akordoi n...
Aktualitet
25 Shkurt 2023, 21:09
F.M
Incidenti
TIRANË- Momenti që po shkoni tregon incidentin e ndodhur këtë mbrëmje mes tifozëve të Tiranës dhe të...