11 Qershor 2026, 17:18
Nga G.M
Droga e sekuestruar
ELBASAN – Policia ka sekuestruar një kilogram heroinë, të fshehur brenda gomës së pasme të një furgoni në aksin Bulqizë–Librazhd. Të arrestuar kanë mbetur dy persona, të cilët dyshohen se po transportonin lëndën narkotike për ta shitur më pas në Shqipëri.
Sipas hetimeve të kryera, droga ishte siguruar në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ishte futur në mënyrë të paligjshme në vendin tonë përmes kufirit të gjelbër, nga ku do të shpërndahej në treg. Strukturat e Antidrogës në Elbasan identifikuan lëvizjen e fshehtë për futjen e heroinës në Shqipëri pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Liridon Gega, nga qyteti i Strugës, i cili dyshohet se ka siguruar dhe mundësuar futjen e drogës në vendin tonë, si dhe 45-vjeçarin Alban Biçaku, nga qyteti i Durrësit, i cili dyshohet se ka pritur ngarkesën dhe do ta shpërndante atë në treg.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një kilogram heroinë, dy telefona celularë, furgoni me të cilin transportohej droga, si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Hetimet lidhur me këtë rast vijojnë për të zbuluar nëse pas të arrestuarve fshihet një rrjet më i gjerë i trafikut të lëndëve narkotike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i policisë
Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar "Trajektorja", si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri. Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe dinarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.
Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor "Bulqizë–Librazhd". Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut. Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B.. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
heroinë policia arrestime
Aktualitet
11 Qershor 2026, 16:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta e qytetarëve e cila nisi me kërkesën për anulimin e projektit të Zvërnecit, kaloi n...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 16:47
G.M
Foto ilustruse
KOLONJË – Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Mollas të Kolonjës. Sipas të ...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 16:30
E.d
Foto e publikuar nga The Guardian
MBRETËRIA E BASHKUAR- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur kryeqytetin p&...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 16:30
D.S
TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë publike rezultatet e provimit të Gjuhës së huaj për të gjithë maturant&e...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 16:12
G.M
Fotot e pjestarve të grupit kriminal
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Fabian Zakon, Kristaq Bibë...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 15:44
G.M
Foto ilustruse
LUSHNJË – Një konflikt për motive të dobëta, i cili më pas ka përfunduar në plagosje me thik&e...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 15:30
D.S
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e paraburgimit njëmujor drejtorëve të institucioneve ...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 14 shqiptarë, të akuzuar për pjesëmarrje në gru...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 14:40
E. D
BRUKSEL- Gjatë punimeve të Mbledhjes së 121-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), zhvilluar...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 13:35
E. D
Policia e Lezhës
LEZHË- Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin me tritol në fshatin Ball...