11 Tetor 2024, 12:07
Nga r.ll
sokol bushkolaj
TIRANË Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës më 7 tetor. Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. Bushkolaj akuzohet për kryerjen e veprave penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
Lidhur me protestën po ashtu u ndalua nga policia edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës". Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik". Gjithashtu u ndoqën penalisht edhe zyrtarët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Çfarë ndodhi në tubimin e 7 tetorit?
Protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor. Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.
Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur. Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.
sokol bushkolaj protesta e opozites
Aktualitet
11 Tetor 2024, 11:33
M.B
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani
TIRANA- Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë, Gerti Bogdani, Edlira Çepani, ka b&...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 11:17
M.B
Marsel Çela
TEPELENA- Nëna e Marsel Çelës, Fatbardha Çela, ka folur në lidhje me atentatin e 20 korrikut ku mbeti ...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 10:59
M.B
Silvana Kalemi
TEPELENË- Nëna e Aleksandër Sadikajt, Silvana Kalemi, thotë se i ka dhënë policisë emrat e auto...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 10:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ulsi Beqo është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës nj&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 10:33
Halit Valteri
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri, i cili sinjalizoi për laboratorin e kanabisit në Selitë t...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 10:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur grabitja e ndodhur rreth një javë më parë në zonën e Ish-Bllokut në...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 09:49
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të fuste në Shqipëri 31 mi...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 09:32
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me 2.1 kg drogë. Atij iu sek...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 09:27
M.B
Droga
LUSHNJE- Një 39-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante n&e...
Aktualitet
11 Tetor 2024, 08:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me magazinën e përshtatur për kultivim kanabis...