18 Shkurt 2025, 17:29
Nga B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Qytetarë dhe familjarë të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas konfliktit në shkollën 9 vjeçare Fan Noli, kanë dalë në protestë këtë pasdite. Ata kanë mbledhur në ambjentet e shkollës teksa kanë vendosur edhe lule në nder të kujtimit të tij. Familjarët kanë kërkuar drejtësi për Canin. Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, pasi kanë dyshime se në krim janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët sipas tyre vijojnë të jenë të lirë.
Pas protestës para shkollës “Fan Noli”, protestuesit iu bashkuan tubimit qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e të miturit, Leo Sadiku.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 17:18
I.A
Pamjet
U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni “Sfida” në kuadër të programit “Skills Upload Junior&rdquo...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 17:18
B.Z
Nëna e Leo Sadikut
TIRANË - Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, kan&eu...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 16:34
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën mbi 100 gramë...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 14:50
Dosja.al
Jonaid Myzyri
TIRANË- Në kohë të trazuara ku politika ka shkatërruar klimën e biznesit në vend, aktorë të tjer...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 16:24
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - 70-vjeçari me iniciale I.L, është arrestuar nga Policia këtë të martë pasi një dit&...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 16:02
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Prishtina llogariti gabimisht as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfar&e...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 15:57
B.Z
Anlia Prendushi
TIRANË - 45-vjeçarja Anila Prendushi e cila u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj në Shkodër, &...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 15:42
E. D
foto ilustruese
THUMANË- Një 22-vjeçar i cili përplasi për vdekje këmbësorin 36-vjeçar mbrëmjen ...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 15:25
B.Z
Arben Lena
TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi këtë të martë vendimin e GJKKO-së p...
Aktualitet
18 Shkurt 2025, 15:18
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Vlorë dhe një tjetër është proceduar penalish...