LIVE UPDATES
Aktualitet

Tri institucione të drejtësisë bashkëbisedojnë me juristë të diasporës

Në takimin, i cili u mikprit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, morën pjesë gjithashtu Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

16 Prill 2026, 21:18 Nga D.S

Tri institucione të drejtësisë bashkëbisedojnë me

TIRANË-  Shoqata e avokatëve shqiptaro-britanikë (BALA), në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, organizoi një bashkëbisedim panelistësh të nivelit të lartë me juristë nga diaspora shqiptare, të cilët ndodheshin në Tiranë në kuadër të Samitit të IV të Diasporës.

Në takimin, i cili u mikprit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, morën pjesë gjithashtu Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Diskutimi i moderuar nga kryetarja e Shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanikë, znj. Brikena Muharremi, u fokusua në temën “Reforma në drejtësi në Shqipëri dhe kontributi i diasporës shqiptare për shtetin e së drejtës”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve vendase dhe ekspertizës së diasporës në forcimin e sistemit të drejtësisë.

Gjatë një prezantimi të shkurtër të funksioneve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ai theksoi se themeli i punës së këtij institucioni është gjetja e balancës mes përgjegjshmërisë që duhet të kenë magjistratët për funksionin e tyre dhe respektimit të pavarësisë së tyre. Sipas tij, kontrolli nga ILD nuk është çështje emocionesh, por një detyrim që buron nga ligji. Z. Metani nënvizoi se është thelbësore që gjyqtarët dhe prokurorët të ndiejnë se puna e tyre kontrollohet në mënyrë kushtetuese.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, e vlerësoi takimin si të rëndësishëm, duke theksuar se është thelbësore, që profesionistët e ardhur nga diaspora të kuptojnë shërbimin që ofron institucioni i prokurorisë dhe të kenë një perceptim të drejtë mbi punën e tij. Ai u ndal te transformimi i thellë që ka pësuar sistemi për shkak të reformës në drejtësi, duke evidentuar se pritshmëritë e publikut jane te larta, por kjo është një sfidë afatgjatë dhe e perditshme. Juristët nga diaspora, të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Zvicra, u interesuan mbi mundësitë konkrete për të kontribuar në Shqipëri.

Metani solli rastin e ILD-së, duke bërë të ditur se dy studentë të drejtësisë që jetojnë në Londër, do të kryejnë praktikë (internship) pranë këtij institucioni në muajin qershor, ndërsa tri kërkesa të tjera janë në shqyrtim. Ai theksoi se institucioni mirëpret çdo kontribut, si për punësim, sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, ashtu edhe për angazhime konsulence apo studimore.

Lidhur me kontributin konkret të diasporës, z. Rusi u shpreh se dyert e Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të hapura për profesionistët e fushës sipas kritereve ligjore, dhe akoma më shumë për studentët e interesuar për mundësi praktike. Ai bëri të ditur se KLGJ ka shpallur thirrje për lehtësues dhe trajnues për administratën gjyqësore dhe përmes bashkëpunimit me partnerë si Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës, çdo i interesuar mund të bëhet pjesë.

Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela evidentoi se në fazën negociuese ku ndodhet Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo kontribut nga diaspora shqiptare është i mirëpritur dhe me interes për arritjen e këtij objektivi kombëtar.

Në përgjigje të interesimit për rritjen e besimit të publikut, tre drejtuesit e institucioneve u shprehën se pritshmëritë e larta mbeten një sfidë, por përpjekjet janë të vazhdueshme, që vendimmarrja të bazohet jo në emocione të momentit, por në zgjidhje të qëndrueshme dhe të mbështetura në ligj, të cilat i rezistojnë kohës.

“Reforma në drejtësi ka ndërtuar një arkitekturë të re të ndarjes së pushteteve, duke garantuar njëkohësisht pavarësinë dhe mekanizmat e kontrollit. Një element i rëndësishëm për besimin publik është pikërisht kjo arkitekturë, ku institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën. Në këtë kuptim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk është një autoritet absolut, pasi vendimet e tij mund të ankimohen dhe kontrollohen nga Këshillat. Nga ana tjetër, vendimet e Këshillave i nënshtrohen kontrollit nga trupat gjyqësore të apelimit, ndërsa vetë Këshillat kontrollohen nga ILD. Kështu, e gjithë struktura e reformës mbështetet mbi parimin e ndarjes së pushteteve, por edhe mbi kontrollin dhe balancën ndërmjet tyre.”, u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani./Dosja.al

  shoqata e avokatëve shqiptaro-britanikë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj