Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nisja e këtij aksioni vjen një ditë pasi një punëtor vdiq në vendin e punës. Ai ishte personi i tetë që humbi jetën gjatë punës këtë vit.
Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, së bashku me Inspektoratin e Punës kanë nisur një aksion inspektimesh në vendet e punës, në nivel vendi, që synon rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Nisja e këtij aksioni vjen një ditë pasi një punëtor vdiq në vendin e punës. Ai ishte personi i tetë që humbi jetën gjatë punës këtë vit.
Aksioni do të zhvillohet për 15 ditë dhe ka në fokus sektorët me rrezikshmëri të lartë, sikurse ndërtimtaria.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, tha për mediat se një aksion i tillë, me shtrirje të tillë në mbarë territorin e Kosovës, me gjasë po zhvillohet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni.
“Duhet kuptuar që bizneset, subjektet afariste, për ne janë partnerë. Por, partneriteti ka detyrime dhe obligime. Ka edhe respekt të parimeve dhe normave ligjore që duhet t’i bëjmë anasjelltas. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.
Aksioni fillimisht nis në tre qytete dhe më pas do të zgjerohet në të gjitha qytete të tjera. Autoritetet njoftuan se në këtë aksion do të marrin pjesë 15 ekipe inspektuese me 30 inspektorë.
I pyetur nga gazetarët nëse aksioni ka për shënjestër vendpunishtet në sektorin e ndërtimtarisë, autoritetet thanë se plani operativ është bërë në atë mënyrë që ka identifikuar sektorët me rrezikshmëri të lartë.
Sa i përket sektorit të ndërtimtarisë, më herët Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.
Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij./REL
Rezervuari Almogía, në Malaga. SPANJA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e 31-vjeçarit sh...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), njoftoi të enjten se e ka gjobitur me mijëra euro ...
Foto ilustruse SHBA- Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka paralajmëruar pak kohë më parë qytetarët amerikanë...
Foto ilustruse Paisja e gjurmimit “IMSI Catcher” është përdorur për të lokalizuar personat e përfshirë n&eum...
TIRANË- Në procesin gjyqësor ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviçit dhe Edmond Prekës për vrasjen e Gjin Ndojit, GJKK...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, pesë anëtarët e ...
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka rikujtuar autoritetet dhe entet kontraktore të zbatojnë me kujdes rregullat mbi statusin e operatorëve ek...
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimi...
GJKKO TIRANË- Një nga të arrestuarit në procesin “Plumbi i Artë”, Asllan Plaku është ankuar kë...
Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me goditjen e tre Call Centerave mashtrues ...