Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në protestën e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.
TIRANË- Tre protestues janë arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”. Personat që kanë përfunduar në pranga janë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franci Kaloshi.
Në protestën e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë. Ndërkohë kjo protestë u shoqërua që nga nisja e saj me tensione, me dhjetëra koktejle molotovë të cilat u hodhën në hyrje të godinës së bashkisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).
Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit "Skënderbej", dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.
Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.
Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.
Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).
Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.
Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P.
Gjithashtu janë administruar pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese LEZHË- Policia ka zbardhur katër vjedhje të kryera më parë në Lezhë dhe ka arrestuar autorin një 47...
foto nga arrestimi TIRANË- Policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Marsel Gjoncaj në Tiranë pasi ishte i shpallur n&eu...
foto ilustruese KORÇË- Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish zonën turistike të Dardhës në Korç...
pamje nga protesta e djeshme TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar letër të hapur përfaqësive diplomatike...
vendngjarja TIRANË- Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur 1 vit e gjysmë parë në Shkodër, ku brenda...
foto ilustruese ELBASAN- Ditën e djeshme një punonjës i bashkisë në Elbasan humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi t...
foto ilustruese TIRANË- Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vran&...
foto ilustruese VLORË- Një pallat në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë është kthyer në ‘mollë...
policia e shtetit DURRËS- Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra, punonjësin e policisë i cili u arrestua pasi u konstatua i dehur teksa ...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye së fundmi një premtimi të vitit të kaluar për të p&eu...