LIVE UPDATES
Aktualitet

"Peshku qelbet që në propozim", BIRN: Inteligjenca Artificiale në tendera mund të kthehet në alibi për korrupsionin

Për ekspertët propozimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për korrupsionin e qeverisë së tij.

19 Prill 2024, 22:01 Nga r.ll
"Peshku qelbet që në propozim", BIRN: Inteligjenca
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye së fundmi një premtimi të vitit të kaluar për të përfshirë Inteligjencën Artificiale në procesin e prokurimeve publike. Në një prej daljeve publike, të cilën Rama e ka pagëzuar si ‘podcast', ai këmbënguli se përfshirja e Inteligjencës Artificiale (AI), do të çonte afër zeros korrupsionin në tendera.

“Dhe nga ana tjetër neutralizojmë, s'po them zero, neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi”, tha Rama ndërsa prezantonte idenë e tij dy të ftuarve.

Kryeministri ia vuri fajin për korrupsionin masës së madhe të njerëzve me mungesë kompetencash që përfshiheshin në tenderat publikë ndërsa tha se prokurimet ishin “pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit”.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI prokuroi në korrik të vitit që shkoi rreth 17 milionë lekë për “Digjitalizimi i proceseve të punës për Komisionin e Prokurimit Publik”.

Por ekspertë dhe njohës të politikës janë skeptikë dhe e shohin këtë ide më shumë si një alibi se sa një përpjekje e qeverisë për të korrigjuar problemet.

“Domethënë po synohet që pakënaqësinë e bizneseve dhe të qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi publik ta kanalizojë si “punë makinerie (AI)”, por jo “vepër” e administratës së vet, domethënë të “sistemit” të krijuar prej tij”, tha Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Të njëjtin mendim ndan edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Ai thekson se me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e prokurimit publik po tentohet të krijohet një “alibi e re për zyrtarët e korruptuar”.

Peshku qelbet që në propozim

Sipas organizatës Transparency International (TI) niveli i perceptimit të korrupsionit në Shqipëri mbetet i lartë. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të publikuar nga TI, Shqipëria renditet e 98 nga 180 vende në vitin 2023.

Në analizën vjetore të prezantuar së fundmi, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije se hetimet kishin zbuluar skema korrupsioni që në gjenezën e një tenderi publik.

“Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor”, shkruan SPAK.

Në raport SPAK bën me dije se hetimet e kryera kanë gjetur përfshirje të drejtpërdrejte të funksionarëve të lartë publikë në këto afera, të cilat fillojnë pa pasur ende procedura të shpallura duke i bërë fituesit të paracaktuar.

“Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/konçesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues”, shkruhet në raport.

Për ekspertët që i njohin zhvillimet në vend, ky mekanizëm nuk është i ri dhe ai nuk mund të korrigjohet me digjitalizim apo me përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

“Një nga dështimet kryesore ka qenë hartimi i ligjeve dhe vendimeve specifike për oligarkë dhe klientë të politikës, shumica e atyre që quhen projekte të mëdha zhvillimi janë dhënë paraprakisht për firma dhe kompani – siç ka rezultuar në skandalet e kohëve të fundit, të krijuara posaçërisht për të fituar tendera të tillë dhe prokurime të tilla”, tha Afrim Krasniqi.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës Qëndresa Qytetare, po ashtu beson se mekanizmat nuk janë domethënës sa kohë që njerëzit pas tyre mund t'i përdorin ato.

“Mendoj që qeveria e ka kapur mbrapsht këtë çështje,” tha ai. “Këtu problemi nuk është procesi, por parandalimi i vjedhjes së fondeve nga tenderat publikë,” shtoi Xhemollari.

Për Zef Preçin, përdorimi i Inteligjencës Artificiale edhe në prokurime është një mundësi e të ardhmes, por ai gjithashtu beson se problemi qëndron te njerëzit pas sistemit.

“Por në çdo rast, mbas makinës edhe më të sofistikuar, duke përfshirë sistemet që mundësojnë dërgimin e anijeve kozmike në kozmos, qëndron dija dhe truri njerëzor, d.m.th termi “artificiale” është gjithnjë në rol ndihmës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia për të parandaluar korrupsionin i mbetet përfaqësuesve të qeverisë.

Inteligjenca Artificiale si alibi

Edhe për përfaqësues të opozitës propozimi është më shumë një përpjekje propagandistike e qeverisë, pasi korrupsioni në vend nuk është i atillë që mund të rregullohet me mekanizma kompjuterik.

“Ajo që po lexojmë sot, në të gjitha rastet e hetimeve të SPAK nga ministrat, zv.kryeministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe deputetë është niveli i korrupsionit të kapjes së shtetit”, tha Jorida Tabaku, deputet e Partisë Demokratike.

Tabaku theksoi se qeveria i ka tashmë mjetet dhe informacionin inteligjent që tregon problemet në tenderat publikë. Duke iu referuar platformës online ‘Open Data Albania', ajo tha se 40 për qind e tenderave aty shënohen me ‘flamuj të kuq', që sinjalizojnë probleme të konkurrencës apo të ngjashme, megjithatë për këtë nuk merren masa.

Duke iu referuar arrestimeve të zyrtarëve të lartë me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit, deputetja demokrate ironizon se qeveria as e merr mundimin të auditojë veten, siç do të bënte një kompani e thjeshtë, por shpik propagandë për të shmangur përgjegjësitë.

“Deri më sot SPAK ka arrestuar një seri zyrtarësh shumë të lartë dhe deputetë, zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar dhe drejtorë të fuqishëm në bashkinë e Tiranës janë arrestuar, por edhe tek ARRSH,” tha ajo.

“Pyetja që ngrihet është se nëse kjo qeveri ka nisur një hetim të thellë brenda vetes së saj për të kuptuar se përse ka plasur kaq keq uji i pisët i korrupsionit,” shtoi Tabaku.

Si alibi e shikon propozimin edhe Zef Preçi. Ai thotë se pas lëvizjes dhe propozimit është një përpjekje për të fshehur aktorët e vërtetë të korrupsionit.

“Në vlerësimin tim, mbas kësaj lëvizjeje fshihet një përpjekje për të të thënë se edhe qeveria, që në fakt është shkaku i vërtetë i korrupsionit dhe keq-përdorimit të fondeve publike, është e shqetësuar dhe se po tenton të gjejë një zgjidhje”, tha Preçi.

Ai thotë se ajo që do të rezultojë është zhvendosja e fajit nga abuzuesit – “pjesëtarë të elitës qeverisëse edhe zotit Rama me mollët e dardhat që marrin prapa shpinës së tij” tek e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale.

Afrim Krasniqi i tha BIRN se përveç se si alibi ndryshimi i sistemi pa analizuar dështimin e atij të mëparshëm nuk jep asnjë garanci se do të funksionojë.

“Oferta e re është gjithashtu e pamjaftueshme dhe pa asnjë garanci se do të ketë më shumë sukses se sa mënyra tradicionale e kryerjes së prokurimeve publike”, tha Krasniqi.

Duke iu referuar sistemit aktual të prokurimeve, ai theksoi se para se të flitet për sistem të ri, dikush duhet të mbajë përgjegjësi institucionale, publike dhe politike për sistemin aktual që po cilësohet si një lloj eksperimenti i dështuar./Reporter.al

inteligjenca artificiale korrupsioni ne tendera raporti i birn

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës