15 Qershor 2024, 10:27
Nga r.ll
protesta
TIRANË- Një protestues është arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Tubimi ishte organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Në pranga ka rënë 39-vjeçari, Bledian Kastrati, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjashtë të proceduarit akuzohen për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:
- B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Dje u zhvillua protesta e 12-të para bashkisë ku kërkohet largimi nga detyra i kryebashkiakut Erion Velaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D. Edhe protesta e djeshme u zhvillua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Qytetarët hodhën bomba molotov drejt godinës dhe dogjën gomat para kordonit policor. Ndërkohë protesta e ardhshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte në orën 11:00.
protesta e opozitës 14 qershor 2024
Aktualitet
15 Qershor 2024, 10:18
r.ll
pamje nga tregu i djegur
SHKODËR- Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Shkodër në tregun e rrobave të përdorura, la ...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 09:37
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Dibër për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 09:25
E. D
foto ilustruese
DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër. Bëhet me dije se Agim Hoxha 56 vjeç banues në Burrel d...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 09:25
r.ll
policia e vlores
VLORË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorës në vijim të operacionit "Sundimi i Ligjit". ...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 08:53
r.ll
ida dhe sokol mengjesi
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi u dhunuar brutalisht mëngjesin e 29 majit, dhe qëndroi në intubim për n...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 08:40
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Drejtësia gjermane ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, të cilët akuzohen për k...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 07:44
r.ll
zjarri
SHKODËR- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme një treg rrobash të përdorura në Shkodër...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 07:27
r.ll
VLORË - Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrethrrotullimin q&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Efikasiteti dhe efektiviteti i autoriteteve vendore është i kufizuar, me pasoja negative tek ofrimi i shërbimev...
Aktualitet
15 Qershor 2024, 07:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territorialë të vitit 2015 d...