LIVE UPDATES
Aktualitet

Turizmi Kulturor: Zgjedhje apo Opsion për shqiptarët

Turizmi Kulturor përdoret për të përshkruar llojet e turizmit që fokusohen në eksperiencat kulturore të një destinacioni.

7 Mars 2024, 10:03 Nga Enkeleda Memisha
Turizmi Kulturor: Zgjedhje apo Opsion për shqiptarët
enkeleda memisha

"Turizmi kulturor nuk nënkupton vetëm të  vizituarit e  vendeve; qëlimi i tij ka qënë  të përjetojë shpirtin e një destinacioni, për ta zhytur veten në historinë, traditat dhe mënyrën e jetesës së tij." "Destinacioni i një personi nuk është kurrë një vend, por një mënyrë e re për t’i parë gjërat." - Henry Miller

Turizmi Kulturor: Zgjedhje apo Opsion për shqiptarët

Turizmi Kulturor përdoret për të përshkruar llojet e turizmit që fokusohen në eksperiencat kulturore të një destinacioni. Kjo përfshin vizitat në muze, monumente historike, objekte të ndryshme kulturore, qytete të vjetra, festivale kulturore, gastronomi lokale dhe aktivitete të tjera që ofrojnë njohje dhe përjetim të kulturës së një vendi ose edhe më gjerë. Këto lloje të turizmit synojnë t’u japin vizitorëve një përvojë më të thellë dhe më të pasur kulturore, duke i njohur ata me Trashëgiminë Kulturore, traditat, historinë, traditat, zakonet dhe jetën e përditshme të komuniteteve vendase.

Udhëtimi edukativ ka ekzistuar kohë më parë, që nga bota klasike, edhe më herët, në Egjipt nën faraonët. Nën këta të fundit, ka dëshmi të udhëtimeve që burojnë nga një mënyrë jetese luksoze dhe kërkimi i dëfrimit, eksperiencës dhe relaksimit. Grupet e privilegjuara të popullsisë i kultivuan udhëtimet e para për kënaqësi. Shkrimet e tyre na tregojnë se ata vizituan monumente të famshme dhe relike të kulturës së lashtë egjiptiane, duke përfshirë, për shembull, piramidën e shkallëve të Sakkara-s, Sfinksin dhe piramidat e mëdha të Giza – te cilat ishin ndërtuar mijëra vjet më parë.

Vitet e fundit në Shqipëri është vënë re ndieshëm një rritje e vizitorëve në objektet e Trashëgimisë Kulturore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës të shpallura në faqen e tyre, në Janar të vitit 2024, kanë qënë 271,383  vizitorë vendas dhe të huaj gjate vitit 2023, që janë tërhequr pas objekteve të ndryshme kulturore në Shqipëri duke i vizituar ato. Nëse do të flisnim për përfundime të sakta dhe më të besueshme, duhej të kishim një specifikim të të dhënave: cilat objektet kulturore kishin qënë më të preferuarat, në cilën periudhë të vitit kishte qënë rritja më e lartë dhe më e rëndësishmja, nga ky numër sa % kishin qënë vizitorë vendas dhe sa të huaj? Vetëm në këtë mënyrë mund të flisnim nëse do të kishim një interes real të vizitorëve vendas për Trashëgiminë tonë Kulturore.

Duke filluar nga vitet pas rënies së Diktaturës deri në fillim të periudhës së Covid-it, e cila duhet thënë se ka qënë moment vendimtar në fillimin e interesimit të shqiptarëve për turizmin vendas dhe bukuritë e tij, qoftë ato natyrore, qoftë kulturore. Para këtij momenti interesi i shqiptarëve për historinë dhe kulturën e vendit ka qënë minimalist, c’ka dukej tek informacioni që kishin dhe njohuritë mbi ekzistencën e këtyre objekteve kulturore. Në atë periudhë mund të thuhet me keqardhje që Turizmi Kulturor për shqiptarët nuk  përfshihej në preferencat e tyre si Zgjedhje ose shkonte deri aty sa shikohej si “humbje kohe”…

Indiferenca ndaj kësaj trashëgimie, jo vetëm nga të rinjtë, ka ardhur pas viteve 90-të, ku shqiptarët u detyruan të emigronin në vendet fqinjë dhe më larg për të ardhmen e tyre dhe të fëmijve. U kultivua një “urrejtje” si pasojë e rregjimit të kaluar ndaj gjithçka që lidhej me historinë.

Një rol kyc destruktiv gjatë atyre viteve ka luajtur edhe lufta mes partive politike ku trashëgimia jo vetëm që nuk pranohej të njihej por në shumë raste pati shkatërrime, djegje dhe vjedhje të objekteve me rëndësi të vecantë për historinë kombëtare. Kjo luftë politike pati pasojat e saj të dukshme në ditët e sotme, ku shumë prej objekteve të Trashëgimisë Kulturore janë dëmtuar rëndë dhe kërkohet urgjentisht ndërhyrja e institucioneve përkatëse.

Turizmi Kulturor: Zgjedhje apo Opsion për shqiptarët
Qëndra e Tamarës, Kelmend

"Përdorimi i udhëtimit është për të rregulluar imagjinatën me realitetin, dhe në vend që të mendojmë se si gjërat mund të jenë, t'i shohim ato ashtu siç janë." - Samuel Johnson.

Shqipëria , një vend me një klime të ngrohtë pergjatë vitit, me një pozicion gjeografik në favor të saj, me një reliev jashtëzakonisht të pasur përfshi këtu edhe hidrografinë, është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar.

Kultura është zemra e turizmit dhe turizmi është porta e kulturës. Sot, turizmi kulturor është një nga industritë globale të turizmit  që po zhvillohet me shpejtësi, që jo vetëm rrit dhe promovon atraktivitetin dhe konkurrencën e destinacioneve, por gjithashtu i ndihmon ata të fitojnë avantazh në një industri turistike gjithnjë e më globale, për të krijuar një identitet lokal në kohën e globalizimit.

Të gjitha vendet kanë vlerat e tyre unike kulturore dhe peizazhe të bukura për t'u eksploruar. Ajo që del perpara institucioneve shtetërore është përgjegjësia për të rritur promovimin sa më shumë të kësaj pasurie të jashtëzakonshme që disponojmë si komb, pasuri që ne e kemi dhe të tjerët na e kanë zili. Moment tjetër i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i opinionit publik nëpërmjet përfshirjes në media të ekspertëve për rolin e jashtëzakonshëm që kjo Trashëgimi ka jo vetëm në aspektin historik por, vecanërisht në atë ekonomik. Ajo që ne duhet të bëjmë është të zbulojmë perlat e fshehura dhe mrekullitë kulturore të këtyre objekteve.

Turizmi Kulturor ne thelb është praktika e udhëtarëve që vizitojnë destinacione të caktuara për të zhytur veten dhe për të mësuar mbi një kulturë të veçantë. Kjo mund të përfshijë një varietet aktivitetesh, si pjesëmarrja në ngjarje dhe festivale, eksplorimi i muzeve, dhe shijimi i ushqimit dhe pijeve lokale, ndërveprimet me  vendasit, gjuhën, zakonet dhe gastronominë e tyre gjatë kohës së qëndrimit.

Organizata Botërore e Turizmit (OBT) e përcakton Turizmin Kulturor gjerësisht si lëvizjen e individëve që kërkojnë diversitet, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit kulturor të individëve dhe nxitjen e njohurive, përvojave dhe takimeve të reja. Turizmi Kulturor shpesh lidhet me përfitime arsimore, dhe disa e përshkruajnë atë më ngushtë si turizëm edukativ.

Megjithëse nuk është arritur në një marrëveshje specifike mes akademikëve për shkak të kompleksitetit dhe subjektivitetit të termave, duket se ka dy pikëpamje të dallueshme. E para, përqendrohet në konsumimin e produkteve kulturore si vende ose monumente, ndërsa e dyta përfshin të gjitha aspektet e udhëtimit, ku udhëtarët mësojnë për historinë dhe trashëgiminë e të tjerëve ose për mënyrën e tyre bashkëkohore të jetesës ose mendimit.

Rëndësia e Turizmit Kulturor

Turizmi kulturor është i rëndësishëm për shumë arsye. Ndoshta arsyeja më e dukshme është ndikimi social që sjell me vete.

Turizmi kulturor mund të ndihmojë në përmirësimin e identiteteve, në kuptimin ndërkulturor dhe në ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës së një zone.

Turizmi kulturor gjithashtu ka ndikim pozitiv ekonomik. Turistët që vizitojnë një zonë për të mësuar më shumë për një kulturë ose që vizitojnë atraksione turistike kulturore, siç janë muzeumet ose shfaqjet, gjatë udhëtimit të tyre ndihmojnë në kontributin në ekonominë e zones, ne planin mikro duke sjelle shtimin e te ardhurave ne bizneset vendase.

 Atraksionet kulturore duhet  të kenë personel, duke sjellë rritjen e mundësive të punësimit dhe bizneset e tjera gjithashtu mund të përfitojnë, si restorantet, kompanitë e taksive dhe hotelierët.

Për më tepër, për ata që kërkojnë një përvojë të thellë kulturore, opsionet si qëndrimet në shtëpi private mund të kenë përfitime ekonomike pozitive për anëtarët e komunitetit që pranojnë turistët.

Një nga përfitimet më të rëndësishme të turizmit kulturor është aspekti edukativ. Si turistët ashtu edhe pritësit mund të mësojnë më shumë për mënyra të ndryshme të jetesës,mund të ndërthurin kultura, shkëmbejne njohuritë e tyre mbi zakonet dhe njohuritë e vendeve të tjera. Kjo, mund të ndihmojë në hapjen e mendjes së një personi, të një komuniteti, mund të ndihmojë në mendimin ndryshe dhe në qëndrimin më objektiv.

Aktivitetet e Turizmit Kulturor janë të ndryshme:

• Marrja e një kursi në gatim, arte, krijimin e veshjeve popullore, muzikë, etj.

• Vizitat në një muze, kala, urë të vjetër që mbart histori, në një park arkeologjik, me shpresën se informacioni që do të merret këtu do te jete me i madh qoftë me anë të guidave ose audiove, në mënyrë që këto vende të mos shihen dhe konceptohen thjesht si nje “grumbull gurinjsh”, nga brezat e rinj.

• Vizitimi i një ndërtese fetare, si një xhami. kishe, teqe

• Socializimi me anëtarët e komunitetit lokal

• Provimi i ushqimit dhe pijeve lokale

• Vizitat në shfaqje ose performanca kulturore

• Vizitimi i monumenteve historike etj.

"Sikurse të gjithë udhëtarët e mëdhenj, kam parë më shumë se sa mbaj mend, dhe mbaj mend më shumë se sa kam parë." - Benjamin Disraeli

turizmi kulturor enkeleda memisha


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci