LIVE UPDATES

Aktualitet

Tragjedia e Himarës, nisma për një paketë të re ligjore për sigurinë e jetës. Kumbaro: Po e bëjmë gati

Një incident tragjik që ka ngjallur protesta në Tiranë, ka nxjerrë në rend dite sigurinë e jetës në plazhe dhe destinacione të tjera turistike.

11 Gusht 2022, 09:28 Nga d,a
Tragjedia e Himarës, nisma për një paketë të re ligjore
Mirela Kumbaro

TIRANË- Në fillim të këtij muaji Jonada Avdia, një vajzë shtatëvjeꞔare, që jetonte në Angli me familjen e saj shqiptare, u godit për vdekje nga helika e një skafi, të drejtuar nga një oficer policie, Arian Tase, që ishte jashtë detyrës, kur ajo po luante me të jatin në zonën ekskluzive të notit, në një plazh në Himarë.

"Kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal,” tha për DW, ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Megjithatë arrestimi i autorit të incidentit dhe shkarkimi i menjëhershëm nga Policia e Shtetit i 15 punonjëve të policisë lokale, që duhet të ruanin plazhin, nuk e kanë ulur shqetësimin e qytetarëve për sigurinë e jetës. Krahas luleve dhe qirinjve në kujtim të vogëlushes së vrarë, protestuesit kërkojnë drejtësi dhe pëgjegjshmëri nga instituciomet shtetëtërore.

Ngjarja kriminale, ku humbi jetën Jonada Avdia, është paraprirë muajin e kaluar nga 2 incidente të tjera, që fatmirësisht nuk shkaktuan viktima. Sipas burimeve zyrtare në korrik të këtij viti, në plazhin e Jalës, po në bashkinë e Himarës, një çift të rinjsh u goditën nga një skaf që lëvizte me shpejtësi në det, drejtuesi i së cilit humbi kontrollin e tij. Skafi përfundoi në breg dhe goditi çiftin e të rinjve, njëri prej të cilëve u shtrua në spital prej plagëve të rënda. Një fëmijë në plazhin e Vlorës u godit në breg të detit nga një skaf dhe mori mjekim në spital.

"Ne po bëjmë gati paketën e rregullave të reja për normimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve turistike detare. Kemi kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare monitorim të rreptë të hapësirës ujore në plazhe si edhe ndëshkime maksimale për kundravajtësit”, thotë për DW, ministrja Kumbaro.

Mospërmbushja e detyrimeve ligjore

"Policia e Shtetit nuk mund të përmbushë detyrimet e palëve të tjera shtetërore dhe jo shtetërore që kanë detyrim licensimin dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore si edhe kontrollin e përmbushjes së tyre nga subjektet që i kanë licensuar," thotë për DW, Genti Mullaj, Drejtor i Komunikimit, në Policinë e Shtetit.

Burime zyrtare thanë për DW se autori i incidentit fatal, ish-oficeri i policisë, Arian Tase, kishte licencë për të drejtuar skafin, por incidenti tragjik vë në pikëpyetje mënyrën sesi e ka marrë licencën si dhe dijet e tij.

Sipas tyre ai duhet të kishte filluar të ulte shpejtësinë 200 metra para se t'i afrohej bregut dhe ta fikte motorin e skafit, kur shpejtësia të ishte minimale dhe jo në atë të lundrimit në det. Por ka ndodhur e kundërta. Të njëjtat burime thanë për DW që kur ish-oficeri i policisë Tase ndaloi skafin pa ulur shpejtësinë, ngarkoi në breg pjesëtarët e familjes së tij dhe ndezi motorin dhe mori kthesën në vend për të lundruar në det, skafi mori në mënyrë automatike shpejtësinë e lartë, në të cilën ai e kishte fikur. Skafi doli jashtë kontrollit dhe shkaktoi me helikën e motorit vdekjen e vajzës shtatëvjeꞔare.

"Menjëherë pas ngjarjes tragjike Policia e Shtetit bëri kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit të 200 mjeteve lundruese dhe argëtuese detare. Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik hetoi nëse ka raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, Interpoli dhe sektori i trafiqeve të paligjshme ka hetuar nëse këto mjete rezultojnë të vjedhura ose jo, jashtë Shqipërisë," thotë për DW Genti Mullaj.

Ai thekson se "që nga fillimi i sezonit turistik Policia Kufitare ka kontrolluar 900 mjete lundruese detare nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masa administrative dhe 25 të tjera janë bllokuar ngaqë nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt"

"Policia e Shtetit nuk synon të bllokojë mjetet lundruese detare që kanë dokumentacion të rregullt dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit në det por synon rritjen e sigurisë së jetës për pushuesit në vijën bregdetare," thotë për DW, Genti Mullaj.

Gjermania asiston për përmirësimet ligjore

Erdit Gega, President i Federatës Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” një organizatë joqeveritare, anëtare e organizatës botërore "International Life Saving” (ILS) thotë për DW se "vrojtuesit e plazheve janë trainuar dhe çertifikuar nga kjo federatë me një kurikul të standardit më të lartë, të miratuar nga ILS.

„Skafet, motoskafet dhe të gjitha mjetet lundruese motorike janë shumë të rrezikshme dhe përdorimi i tyre në zonat e notimit duhet të jetë rreptësisht i ndaluar. Por persona të papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e plazhistëve, si pasojë edhe e mosndëshkimit prej autoriteteve perkatëse" thotë për DW, Endrit Gega.

Sipas tij ”sa më i madh numri i vrojtuesve, aq me e madhe edhe siguria për jetën në plazhe”

"Rëndësia e pranisë së vëzhguesve në stacionet e plazhit nuk po kuptohet aq sa duhet nga strukturat përgjegjese. Bregdeti ynë ka ende një mungesë të organizimi mes strukturave në zbatim të normave ligjore ne fuqi. Monitorimi i këtyre stacioneve bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, (AKB) e cila duhet të evidentojë mungesën e vrojtuesve dhe të zbatimit të kritereve ligjore lidhur me sigurinë e jetës. Roli i AKB është shumë i vakët dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me federatën tonë pothuajse nuk ekziston," thotë për DW, Endrit Gega.

Baza ligjore për funksionimin e stacioneve të plazhit hyri në fuqi në Shqiperi 10 vite më parë, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE. Përafrimi i saj me legjislacionin përkatës të vendeve të Mesdheut dhe BE mbështetet nga qeveria gjermane përmes programit të GIZ.

"Nëse autoritetet vendore dhe qendrore do të kishin bërë detyrën e tyre sikurse e përcakton ligji për stacionet e plazhit, ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së Jonadës nuk do të kishte ndodhur. Ka një mungesë të theksuar vëmendjeje ndaj vlerës së jetës dhe masave parandaluese për ta mbrojtur atë," thotë për DW, Endrit Gega. Megjithë numrin e kufizuar të vrojtuesve të federatës, numri i viktimave në det është ulur.

"Vetëm gjatë vitit të kaluar vrojtuesit kanë shpëtuar 100 vetë nga mbytja. Nga 46 të mbytur në 2016, vitin e kaluar ka pasur vetëm 12. Sivjet kemi patur viktima edhe si pasoje e mungesës së sinjalistikës ujore, respektimit të rregullave të qarkullimit në ujë dhe mungeses së kontrollit nga ana e autoriteteve”, thekson për DW, Erdit Gega."

Turizmi para sfidave

Ndërkohë Shipëria është bërë një destinacion turistik që ofron shumë më tepër sesa peizazhe mahnitëse të Rivierës, diell dhe ujra smerald të detit Jon. Alpet në veri dhe male në Jug, lumenj, liqene, trashëgimi kulturore dhe vende arkeologjike të lashtësisë tërheqin jo vetëm në verë turistë nga Evropa dhe përtej Atlantikut.

Sipas shifrave zyrare në periudhën janar-korrik 2022 në Shqipëri erdhën 3,95 milionë turistë të huaj, krahasuar me 3,3 në vitin 2019, që konsiderohet si viti më i mbarë para pandemisë Covid-19. "Shqipëria ofron një shumëllojshmëri atraksionesh turistike në një sipërfaqje kaq të vogël dhe ka çmime të lira në raport me vendet fqinjë, Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Malin e Zi, që janë gjigandë të turizmit evropian dhe botëror,” thotë për DW, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Ajo vë në dukje që "potenciali i Shqipërisë është për një sezon turistik në 12 muajt e vitit. "Synimi është që avantazh turistik të mos jenë çmimet, por oferta e një turizmi elitar, tërheqja e turistëve jo vetëm për detin, diellin dhe plazhet, por edhe për turizmin malor, natyror dhe kulturor apo për festivalet ndërkombëtare që po zhvillohen në Shqipëri, ” thotë ministrja Kumbaro.

Por që kjo të ndodhë Shqipëria duhet të përballojë disa sfida përveç asaj të garantimit të sigurisë së jetës.

Lufta në Ukrainë, reduktimi i turistëve ukrainas, rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve kërcënojnë zhvillimin e një turizmi për 12 muajt e vitit. Jo më pak kërcënuese është edhe mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri. Sipas INSTAT mbi 42 mijë persona emigruan vitin e kaluar dhe mijëra të tjerë kanë kërkuar azil. Hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera turistike janë në vështirësi për fuqi punëtore. Cilësia e shërbimeve ka nevojë për përmirësime substanciale. Lakmia për të fituar sa më shumë rezulton të jetë mbi logjikën e biznesit dhe në fund të fundit po e dëmton turizmin. Çmimet e larta të transportit, akomodimit dhe ushqimit kanë mbajtur larg këtë verë pushuesit vendas që kanë anuluar planet për pushime.

Pozicioni gjeografik, natyra dhe historia janë shumë bujare me Shqipërinë për të ngritur një industri të lulëzuar turizmi dhe zhvilluar ekonominë. Kjo mund të ndodhë vit pas viti, nëse zbatohen ligjet me dorë të hekurt, ndëshkohen kundravajtësit dhe fitohen sfidat./DW/

mirela kumbaro gent mullai arian tase jonada avdia

Sondazh

Poll

"Braçeeee", numëruesi njofton votat me të bërtitura, shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë

"Braçeeee", numëruesi njofton votat me të bërtitura, shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë

Berisha nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: U diktuan nga krimi dhe bandat e qeverisë

Do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë në krye të PDsë?Berisha:Këtë betejë kush e nisi do e bitisi

Berisha lajmëron protestë pas rezultatit të zgjedhjeve më 16 maj: Do të jetë paqësore

Raporti i OSBE/OHDIR: Në Shqipëria do të bëj progres në BE, të adresohen rekomandimet tona

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/OHDIR: Ka nevojë për progres. Raporti i plotë do dalë në qershor

OSBE/OHDIR: Zgjedhësve nuk iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të ideve

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/OHDIR nxjerr raportin paraprak: Nuk u respektuan procedurat

"Ta harrojnë!" Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Vetëm Ai lart mund të ndalojë PD-në

"Çdo votë duhet të numërohet, ky është qëndrimi ynë!" Berisha: Opozita nuk do mbyllë sytë

Berisha për rezultatin në zgjedhje: Ndërhyrje! Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë të fshehtë

Ndodh çudia në Mirditë! Kutia me materiale zgjedhore mbërrin në KZAZ nr.14 pa kapak

Berisha: Krahas zyrës së Braçes është zbuluar dhe një tjetër në Astir

Nisja e numërimit të votave/Berisha deklaratë për mediat: Exit Poll-et e para si Memorandumi i Kuçit

Përfundon votimi, Berisha: Populli ka folur në mënyrë vendimtare

Berisha: Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit vërshuan drejt KZAZ-ve, për të ndikuar në rezultat

Braçe flet për mediat, truprojat e tij intimidojnë gazetarët

"S'të jap llogari ty fare", Braçe përplaset me gazetaren, Ambrozia Meta: Nuk largohem!

U kapën nga mbështetësit e PD-së, momenti kur patronazhistët socialistë largohen 'skëterrë' nga zyra

Pas disa telefonatash dhe mbi një orë vonesë, mbërrin policia në zyrën e patronazhimit në Tiranë

Sherr masiv në Tiranë mes demokratëve dhe zyrtarëve të PS-së, policia 'injoron' thirrjet e Këlliçit

"Më kapi Luan Tollozhina për gryke",e moshuara në Pogradec: Më tha fjalët që s’ka bir nëne t’i thotë

“E fshiva, e fshiva”- Qytetari kapet mat duke fotografuar votën në Librazhd

U dhunua nga Luan Tollozhina, komisioneri i PS: Më shau nga nëna! Në çdo zgjedhje kështu ka bërë

Ndodh edhe kjo në Memaliaj, komisionerët e PD-së kapin patronazhistin duke orientuar votuesit

"Kush shkel ligjin, do bëhet përgjegjës!" Berisha: Sot sovrani jep një verdikt historik!

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë

Rama: Votoni me qetësi e durim dhe me bindjet tuaja, është detyrë qytetare

Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, ndërhyn policia, pezullohet votimi

"Jam me katunaren time"/Rama publikon videon me bashkëshorten:Ulini durët se është heshtje zgjedhore

Noka dhe Vokshi debatojnë me qytetarët në Vorë, votuesi: Ore mashtrues! Jam unë Xhabafti, ça ka këtu

Babai i kandidatit socialist qëlloi me armë, momenti kur efektivët i marrin makinën për kontroll

Xhelal Mziu bllokon makinën e kandidatit socialist në hyrje të Peshkopisë, trafik në rrugë

Berisha: Ne që përmbysim dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë

Berisha: Brenda një mandati do shlyejmë borxhin për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit!

Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

Berisha:Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita: Shqipëria nuk mundë të lejojë më edhe një mandat të Edi Ramës

Anëtari i parlamentit britanik në takimin përmbyllës të PD-së: Fitorja është pranë!

Këlliçi: 11 maj është dita e Shqipërisë Madhështore, të grisim pasaportën e rrënimit që prodhoi Rama

Këlliçi në mbylljen e fushatës së PD: Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona

“Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi!” Rama: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit

"Askush nuk e ndal ngjitjen tonë!" Rama: Disa thonë që kam lindur me fat për kundërshtarët që kam

"Ne marrim 20 mandate sepse e transformuam nga këneta!" Rama: Tirona ha bukë veç!

Rama bën parashikimet për mandatet për secilin qark: Është bllof, propagandë thanë disa

Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

PS mbyll fushatën në Tiranë/ Rama: Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditën e Evropës

Deputeti gjerman : Berisha, i vetmi që mund t’ju garantojë pasaportën europiane