15 Mars 2023, 12:41
Nga I.A
Altin Morina
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e efektivit të RENEA-së Altin Morina, që u arrestua ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se Morina ka deklaruar para policisë që lekët i ka tërhequr nga banka dhe se i ka për hallet e veta. Po ashtu ai ka mohuar se është pjesë e ndonjë grupi kriminal.
“Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”, ka thënë Morina.
Pas kësaj dëshmie policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.
Kush është Altin Morina?
39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drjetoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.
Ai sot akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përvecc lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde. Arrestimi i tij është një tjetër alarm për përbërjen e trupës policore, ku Morina është i disati efektiv i RENEA-s që kapet në shkelje të ligjit./Dosja.al
altin morina
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:26
F.M
Prindërit e Hasime Dafkut
TIRANË- Prindërit e Hasime Dafkut kanë thyer heshtjen dy javë pas vrasjes së vajzës s&eum...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:18
I.A
Policia Italiane
ITALI- Një sherr i ndodhur mbrëmë mes shqiptarëve në San Bonico ka degjeneruar dhe një burrë ka pë...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:08
f.g
I shoqi i Dianes, Naimi
TIRANE- Diana Bahçja është një nga rastet më flagrante që tregon shumë qartë si funksiono...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:52
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Diana Bahçja do të duhet të ishte pranë fëmijës së saj të porsalindur por ndodhet në...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:47
F.M
Ryan Gellert
TEPELENË- Ryan Gellert, CEO i Patagonia, shoqatë me të cilën Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum...
Aktualitet
15 Mars 2023, 11:45
F.M
Olsi Dado
TIRANË- Olsi Dado i është shtuar trupës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:58
f.g
Fatjon Murati
TIRANE- Edhe pse do të duhet të ishte në arrest shtëpie, Faton Murati ka mundur të lëvizë lirshëm jas...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:10
f.g
Altin Morina
TIRANE- Altin Morina, shefi i Trajnimeve në repartin më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, RE...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:10
f.g
Fatjon Murati
TIRANE- Është shtyrë për në datën 29 mars seanca gjyqësore që pritet të zhvillohej për Fatj...
Aktualitet
15 Mars 2023, 10:12
F.M
Artur Meçollari
TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dyt&eu...