Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ U bllokuan në Kanionin e Lengericës, policia ndihmon 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë
Pas disa orësh kërkime, policia ka mundur që të gjejë dhe të shpëtojë turistët e bllokuar.
25 Shtator 2023, 18:45Nga I.A
Permet
PËRMET- Policia ka ndihmuar ditën e sotme 23 turistë gjermanë, polakë dhe francezë, që kishin mbetur të bllokuar në Kanionin e Lengericës në Përmet. Mësohet se turistët kishin zgjedhur që të eksploronin natyrën në këmbë, por u bllokuan në Kanionin e Lengericës. Pas disa orësh kërkime, policia ka mundur që të gjejë dhe të shpëtojë turistët e bllokuar.
Njoftimi i Policisë:
Përmet/Punonjësit e Policisë iu vijnë në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në “Kanionin e Lengericës”, Përmet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, mesditën e sotme kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet. Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrëfikësve. Pavarsisht rreshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut. 23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.