LIVE UPDATES
Aktualitet

'Ka tentuar ta vrasë'/ Flet nëna e 22-vjeçares që u mbajt peng nga burri: E ruante me kamera, nëse dilte e kërcënonte

Tortura dyvjeçare vinte për shkak se Dafina kishte lindur një vajzë dhe jo një djalë. Ajo u shpëtua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e saj. Ata shkuan në shtëpi duke goditur dyert dhe njoftuan policinë. 28-vjeçari tentoi të dilte nga banesa, por fqinjët e ndaluan. Kur policia hyri në banesë gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

25 Shtator 2023, 14:49 Nga a.l
'Ka tentuar ta vrasë'/ Flet nëna e 22-vjeçares
Aurel Kurti

GREQI- Historia e një 28-vjeçari shqiptar i cili mbante të mbyllur bashkëshorten e tij Dafina Kurtin së bashku me vajzën 2 vjeç e gjysmë dhe ushtronte rregullisht dhunë ndaj tyre në fshatin Volos të Greqisë, ka tronditur publikun.

Tortura dyvjeçare vinte për shkak se Dafina kishte lindur një vajzë dhe jo një djalë. Ajo u shpëtua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e saj. Ata shkuan në shtëpi duke goditur dyert dhe njoftuan policinë. 28-vjeçari tentoi të dilte nga banesa, por fqinjët e ndaluan. Kur policia hyri në banesë gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

Nëna e Dafinës ditën e sotme ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se dhëndri ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj, edhe kur ndodheshin në Shqipëri, por edhe kur ata vendosën të jetonin në Greqi. Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.

Lume Rama: Vajza e ka njohur Aurelin me dashuri. Ai ka qenë i dhunës dhe shamatës që kur e ka marrë që në fillim. Kanë jetuar në fillim në fshat në Gurë në Klos, lindën një gocë, dilte në qytet dhe gocën e mbante gjithë kohës të mbyllur, edhe kur ishte në Shqipëri edhe në Greqi.

Erjona Rusi: Ju kishte thënë vajza që e dhunonte?

Lume Rama: Po kur iku në Greqi më tha që më dhunon, më bën shumë gjeste, i ka bërë rrahje të papare, ka tentuar edhe ta vrasë. Goca më tha mami e ka ndarë mendjen të më mbysë.

Arjon Muça: E linte vajzën të fliste me ju në telefon?

Lume Rama: Jo, jo i bënte dhunë të paparë. Kur e shihte telefonin i thoshte pse ke folur me të, çfarë i ke thënë, çfarë nuk i punonte, tortura të papara. Kur qante vajza e vogël, i bërtiste, nuk e çonte as për ta vizituar. Në telefon e merrja unë, bëja ofertën sepse nuk i linte asnjë qindarkë në telefon. I thoshte mos i hap perdet, mos i hap dritaret që të mos flasësh me asnjë që është jashtë.  Pasi lindi fëmija, kanë bërë sherre e shamatë, e ka rrahur e ka torturuar, derisa ka ndërhyrë i vëllai, ka thyer derën dhe i ka nxjerrë vajzën time prej duarve.

Një lidhje në Skype ka qenë edhe gazetari që jeton në Greqi Etmond Guri, i cili tregoi se Aurel Kurti kishte vendosur edhe kamera në shtëpi.

“Nga dëshmitë e marra nga një komshie, vajzën në fjalë nuk e ka parë kurrë të dilte për të bërë pazaret, madje gjatë kësaj periudhe e ka parë vetëm dy tre herë dhe gjithmonë nuk ka dalë nga perimetri i shtëpisë, vetëm në kopsht dhe aty ka qenë e veshur gati e mbuluar, pra në një formë të çuditshme që asaj i ngjalli dyshime. Edhe komshinjtë e tjerë kishin dyshime. Ndërkohë përtej dhunës dhe problemeve që i shkaktonte fëmijës dhe bashkëshortes, për të patur kontroll të plotë 28-vjeçari kishte vendosur kamera në shtëpi dhe e kontrollonte nga telefoni dhe e kërcënonte me jetë”, shprehet gazetari Etmond Guri.

Marrë nga Top Channel

dafina kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet