15 Shtator 2022, 18:44
Nga I.A
Sekuestrimet
LEZHË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se atyre u janë sekuestruar mallra kontrabandë me vlerë 1 250 000 lekë të rinj, që do të shiteshin online. Një 35-vjeçar nga Kukësi u kap me furgon në vendin e quajtur “Skuraj" duke transportuar mall kontrabandë me vlerë 1 000 000 lekë të rinj. Ndërsa një 38-vjeçar u kap me furgon në aksin rrugor “Milot – Rrëshen" me mall kontrabandë me vlerë 250 000 lekë të rinj.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Sekuestrohen mallra të kontrabanduara, me vlerë 1 250 000 lekë të rinj, që do të shiteshin online. Finalizohet operacioni policor i koduar “Online”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Goditen 2 raste të tentativës për tregtim të mallrave të kontrabanduara. U kapën duke transportuar me furgonët përkatës, mallra të ndryshëm të kontrabanduara, me vlerë totale rreth 1 250 000 lekë të rinj, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara që dyshohet se po transportoheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen e tyre online. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
– A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;
– A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot – Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.
Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
arrestohen dy persona ne lezhe sekusetrohen mallra kontrabande
Aktualitet
15 Shtator 2022, 18:18
k.m.
Foto ilustruese
Një studim i kryer nga qendra “Bashkëpunëtorët e Zgjidhjeve për Zhvillim”, DSA, në bashkëpun...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 18:11
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Sistemi i gjobave në policinë e shtetit që prej të shtunës ka dalë jashtë funs...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 18:16
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria anëtare e NATO-s dënoi menjëherë pushtimin e Ukrainës nga Rusia në 24 shkurt dhe po ashtu qeve...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 18:13
e.k
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident masiv është shënuar këtë pasdite në rrugën e Rinasit. Sipas info...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 18:13
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Dy sistemet më të rëndësishme të policisë “ADAMS” dhe “MEMEX”, ku mbahen...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 17:57
e.k
Hidrocentrali i Fierzës
TIRANË- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se ka ndërprerë prodhimin e energjis&eum...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 17:50
Tina Pajollari dhe Valter Mollaj
TIRANË- Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë ...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 17:06
I.A
Porti i Durrësit
DURRËS- Porti i Durrësit është përgjigjur kërkesës mbi operacionin e koduar “Ring” ku ...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 17:41
e.k
Pamje nga vendngjarja
VLORË- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Nartë të Vlorës, ku 6 persona kanw mbetur...
Aktualitet
15 Shtator 2022, 17:36
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, t&eu...