LIVE UPDATES
Aktualitet

KESH me 'sytë nga qielli', stakon HEC-in e Fierzës! Prej disa ditësh s'është prodhuar asnjë kWh

Stakimi i turbinave të Fierzës është bërë që më datë 11 shtator. Sipas korporatës, stakimi u bë duke pritur që nesër dhe pasnesër të ketë reshje shiu ku pritet një përmirësim i situatës në kaskadën e Drinit.

15 Shtator 2022, 17:57 Nga e.k
KESH me 'sytë nga qielli', stakon HEC-in e Fierzës! Prej
Hidrocentrali i Fierzës

TIRANË- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-i Fierzës për shkak të reneës së djeshme të nivelit të ujit. Stakimi i turbinave të Fierzës është bërë që më datë 11 shtator. Sipas korporatës, stakimi u bë duke pritur që nesër dhe pasnesër të ketë reshje shiu ku pritet një përmirësim i situatës në kaskadën e Drinit.

Fierza aktualisht ndodhet në 267.57 metra, rreth 22 metra larg pikës së vdekjes, ndërsa ky tregues është gati 8 metra nën mesataren historike të këtij HEC-i për shtatorin.

NJOFTIMI I KESH:

SITUATA AKTUALE 15 SHTATOR 2022
Muaji Shtator sipas parashikimeve pritet të jetë i freskët dhe i lagësht, ku priten evente me reshje shiu duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadë.
Eventi me reshje shiu pritet në datat 16-17 Shtator. Për këtë arsye KESH sh.a ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, me qëllim përpunimin e prurjet anësore të Koman dhe Vau Dejës, gjithashtu nivelet në Koman dhe në Vaun e Dejës po ulen gradualisht për krijimin e hapësirës së nevojshme në këto liqene për të rezervuar prurjet e mëdha të parashikuara në datat 16 -18 Shtator dhe datat 20 - 21 Shtator.
Ndërsa liqeni i Fierzës si pasojë e masave të marra dhe prurjeve që priten do të rritet graduaslisht duke përmirësuar kështu rezervën energjetike.
* Niveli në Fierzë: 267.57 m
* Niveli në Koman: 168.52 m
* Niveli në Vau Dejës: 73.15 m
* PRURJET: Fierzë / Koman / Vau Dejës:
65 / 20 / 10 m3/s
* Rezerva Energjetike: 440 Gëh
FTL - Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 14,800 Mëh në ditë;
KEK - Depozitim nga KEK nuk ka për datën 15 Shtator;
OST - Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 480 Mëh në ditë;
PRODHIMI nga kaskada për datën 15 Shtator është rreth 6,900 Mëh;
IMPORT për FTL është rreth 8,380 Mëh në ditë;

SITUATA HIDRIKE
Reshjet e ditëve të fundit përmirësuan disi situatën hidrike në basenin e lumit Drin. Prej ditës së sotme deri në mëngjesin e datës 16 Shtator parashikohet situatë e qëndrueshme, nuk parashikohen reshje shiu.
PARASHIKIM
Prej dites së sotme deri në mengjesin e datës 16 Shtator do të mbizotërojë mot i kthjellet, pa reshje shiu. Në mesditën e datës 16 Shtator pritet të fillojnë reshjet e shiut duke arritur vlerat maksimale në datën 17 Shtator, të shpërndara thuajse në të gjithë basenin e lumit Drin. Përqendrimi më i lartë i reshjeve pritet të jetë në basenin e Koman-Vau i Dejës (Alpet e Shqipërisë dhe zona e nën-Shkodrës). Temperaturat do të variojnë në vlerat 17/30 oC deri më datë 16, nga data 17 Shtator e në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin, me 3-7 oC.
PRURJET
**Si rezultat i reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit, prurjet kanë pësuar rritje të lehtë krahasuar me vlerat e ditëve të para të muajit Shtator, duke përmirësuar disi situaten hidrike në kaskadën e lumit Drin. Deri në orët e mbrëmjes së datës 16 Shtator prurjet pritet të qëndrojnë në vlera thuajse konstante. Në mbremje të datës 16 Shtator pritet rritja e prurjeve duke arritur vlerat maksimale në datën 17 shtator deri në mesditën e datës 18 Shtator. Prurje më të medha parashikohet të vijnë në datat 17-20 Shtator.
**PRURJET deri në fund të javës së ardhshme të variojnë në vlerat:
>Fierzë 65-180 m3/s
>Koman 20-200 m3/s
>Vau Dejës 10-100 m3/s
Rezerva Energjetike. Gjatë periudhës në vazhdim rezerva energjetike do të rritet si pasojë e ndalimit të prodhimit nga HEC Fierza dhe reshjeve që priten në fundjavë. Kërkesa FTL do të mbulohet nga prurjet natyrore të HEC Koman dhe HEC Vau Dejës. Importi i kryer për periudhën 12-18 Shtator (prej 8,380 Mëh në ditë) dhe depozitim nga KEK (sipas profilit të tepricave të tyre dhe mundesive të absorbimit nga ana KESH).

Kjo situatë vjen ku ndërkohë çmimet e energjisë elektrike kanë kapur majat në tregje. Sot, një MWh energji elektrike shitet mesatarisht me 397 euro në bursën hungareze. Qeveria ka paralajmëruar një krizë energjetike në vend ku ka bërë apel për kursimin e saj. Dhe ministrja Belinda Balluku ditën e sotme në Kuvend u shpreh se vendi ynë varet nga kushtet atmosferike dhe prurjet hidrike sa i përket prodhimit të  energjisë. Qeveria ka propozuar dhe një paketë të tretë ekonomike për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve si dhe ka nga data 1 tetor do të hyjë në fuqi dhe fasha 800 kw pas kësaj fashe të gjithë qytetarët do e paguajnë energjinë jo më me 9.5 lekë por me 45 lekë. Kjo sipas qeverisë bëhet për të frenuar harxhimin e tepërt të energjisë në një kohë ku jo vetëm ne por gjithë bota është në një krizë energjetike kjo për shkak të luftës në Ukrainë.

kesh

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë