LIVE UPDATES
Aktualitet

U gjet i vdekur i mbështjellë me letër alumini në pyll, zbardhet identiteti i autorëve që vranë 27-vjeçarin shqiptar në Gjermani (FOTOT+EMRAT)

Hysneli u gjet i pajetë i mbështjellë me letër alumini në një pyll në Hamburgut të Gjermanisë më 25 nëntor 2023, pasi u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë. Vrasja dyshohet se u regjistrua për shkak të një mosmarrëveshje droge ndërsa policia gjeti emrat e vrasësve të dyshuar të Hysnelit, Selami C. dhe Ferhat K. Emra të cilat u zbuluan pas hetimeve policiore duke gjurmuar letrën e aluminit që kishin blerë.

21 Prill 2024, 16:11 Nga N.F
U gjet i vdekur i mbështjellë me letër alumini në pyll,
Reols Hysneli

GJERMANI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli i cili humbi jetën në nëntor të vitit 2023. Sipas raportimit të medias turke, Sabah në lidhje më këtë vrasje ka nisur hetimi ndaj dy turqve.

Hysneli u gjet i pajetë i mbështjellë me letër alumini në një pyll në Hamburgut të Gjermanisë më 25 nëntor 2023, pasi u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë. Vrasja dyshohet se u regjistrua për shkak të një mosmarrëveshje droge ndërsa policia gjeti emrat e vrasësve të dyshuar të Hysnelit, Selami C. dhe Ferhat K. Emra të cilat u zbuluan pas hetimeve policiore duke gjurmuar letrën e aluminit që kishin blerë.

Ekzekutimi i tmerrshëm u zbulua nga një çift që po bënin një shëtitje në zonën pyjore ku ndodhen burimet termale në qytetin Kaltenkirchen, 27 kilometra larg Hamburgut. Çifti, i cili ka parë një person të shtrirë në tokë me një pjesë të madhe të trupit të mbështjellë me letër alumini, ka njoftuar menjëherë policinë. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë efektivë të policisë. Policia konstatoi se i riu, i cili u ekzekutua me një plumb të vetëm, ishte mbështjellë me letër alumini pasi u vra për të mos lejuar përhapjen e gjakut përreth dhe më pas u transportua në zonë me automjet.

Si rezultat i verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve, u zbulua se kufoma i përkiste Reols Hysnelit, shtetas shqiptar i burgosur për trafik droge në Lubeck në vitin 2023. Në vendngjarje u gjet një fletë shitjeje e letrës së aluminit me të cilën ishte mbështjellë Reols Hysneli. Pavarësisht kontrollit të rreth 100 policëve në tokë, arma nuk u gjet. Ndërsa trupi i Hysnelit u dërgua në Morgun e Mjekësisë Ligjore për obduksion, dy ditë pas ngjarjes, shtetasi shqiptar Qerim D., 17 vjeç, me origjinë nga Kukësi por me banim në Lushnje, i cili nuk fliste gjermanisht, shkoi në Komisariatin e Policisë Pinneberg me avokatin e tij dhe rrëfeu se kishte vrarë një person.

Fakti që 17-vjeçari Querim D. heshti për detajet e krimit dhe se avokati i tij ishte i njëjtë me avokatin e Ilber, Edmond dhe Ernest Domit, drejtuesit e grupit “Vëllezërit Domi”, i cili menaxhon një pjesë e trafikut të drogës në Gjermani, bëri që policia të thellojë hetimet.

Policia konstatoi se fatura e letrës së aluminit të sekuestruar në vendngjarje i përkiste një dyqani që shiste materiale ndërtimi në Uetersen dhe nga pamjet e kamerave të dyqanit mori informacion se Ferhat K. dhe Selami C. kishin blerë letër alumini. Në bazë të informacionit që ka marrë, policia ka bastisur një shtëpi nargjileje të mbyllur në rrugën "Großer Sand", ku kanë hyrë për herë të fundit Ferhat K. dhe Selami C. Gjurmët e vrasjes janë gjetur në katin e sipërm të pallatit. Ndërsa u konstatua se salla ishte e mbuluar me gjak, në dhoma të tjera u zbuluan pajisje të përdorura për kultivimin e kanabisit.

Policia sekuestroi nga shtëpia 120 rrënjë kanabis. Me gjithë përpjekjet, Ferhat K. dhe Selami C. nuk u arritën dot. Është konstatuar se Ferhat K. dhe Selami C janë arratisur në Turqi menjëherë pas vrasjes. Sabah gjeti fotografi të Selami C. të marra në Ortaköy më 10 prill. U zbulua se Selami C i kishte zgjatur flokët dhe përdorte syze për të mos u njohur.

reols hysneli vrasje droge shqiptar gjermani


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj