21 Prill 2024, 12:44
Nga M.B
Izet Haxhia
TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Sipas gazetares Klodiana Lala seanca do të mbahet më 23 maj.
DETAJET E ÇËSHTJES:
Nr. i çështjes: 52105-00114-00-2023
Tipi: Çështje Penale
Titulli i çështjes: IZET HAXHIA
Dorëzuesi: IZET HAXHIA
Data e regjistrimit: 27/02/2023
Inicializuar: Rekurs
Statusi i çështjes: Në Proçes
Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Tiranë
Objekti i padisë/akuzës: Per kryerjen e vepres penale “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se funksionareve publike sot neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ne vitin 1998 “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te Besim Çeres, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Zenel Nezes, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal.
Baza ligjore: Nenet 79/c, 78/1-25 te Kodit Penal.
Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.
izet haxhia
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:18
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një person është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. 42-vjeçari me iniciale I.K ishte shpallur n&e...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:03
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Polica e krujës në kuadër të megaoperacionit "Sundimi ligjit" ka vënë në pranga tre shtetas ...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:02
M.B
Foto nga rrethi i Librazhdit
LIBRAZHD- Reshjet e dëborës kanë "pushtuar" dhe rrethin e Librazhdit. Mësohet se në Fush...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:31
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- 53-vjeçari Artan Muçmata, banues në Tiranë është ndaluar nga policia nën akuzën se ka...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:11
E. D
PEQIN- 107-vjeçarja nga qyteti i Peqini Xhemile Vogli është ndarë nga jeta dje. Xhemile Vogli ishte e mbijetuara e vetme më e moshu...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrur një vilë 2-katëshe në Petrelë, pasi dokumentacioni te...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:05
M.B
Vlora
VLORA- Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut mëngjesin e sotëm ku mësohet ...
Aktualitet
21 Prill 2024, 10:53
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ku në pranga janë vënë 17 drejtues mjetes...
Aktualitet
21 Prill 2024, 10:28
M.B
Puka
PUKA- Pranvera ka trokitur zyrtarisht, por dimri duket se ende është prezent në një pjesë të veriut të vendit. Resh...
Aktualitet
21 Prill 2024, 10:14
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Dy persona janë arrestuar në Sarandë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe shpër...