5 Janar 2024, 18:05
Nga r.ll
krisjan kumaraku
BRITANI- Një i ri shqiptar i cili punonte si "kopshtar" në një fermë kanabisi u kap pasi pagoi taksën e këshillit për pronën. Krisjan Kumaraku u zbulua pasi policia bastisi shtëpinë dhe gjatë kontrollit të banesës në dhjetorin e vitit të kaluar u zbulua se brenda saj ishte ngritur një plantacion kanabisi ku 3 dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës.
Gjatë arrestimit të tij, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë. Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca në pjesën e pasme të kamionit në mars 2023 dhe se u detyrohej para atyre që e kishin transportuar. Ai tha se i ishte thënë që të kujdesej për bimët dhe të paguante faturat e shtëpisë “ose do të kishte pasoja”. Ai deklaroi se tashmë do të kthehet në Shqipëri dhe të bëjë punën që kishte bërë më herët në sektorin e mikpritjes.
Mësohet se në shtëpinë e barit u gjetën rreth 150 bimë kanabisi së bashku me gjithë pajisjet e nevojshme për rritjen dhe përpunimin e lëndës narkotike, e cila vlerësohet se vlente rreth 60 mijë paundë.
Raportohet se policët gjetën disa fatura për pagesën e energjisë elektrike dhe taksave të këshillit, të cilat ishin bërë në pikat lokale. Policia kontrolloi kamerat për të parë se kush kishte bërë pagesat përkatëse dhe identifikoi të riun shqiptar Kumaraku.
krisjan kumaraku
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:30
r.ll
policia e durresit
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku 41-vjeçarja, Bedrie Loka i dha fund jet&e...
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjermania ka shumë pak punonjës të kujdesit shëndetësor dhe po përpiqet të mbyllë bosh...
Aktualitet
5 Janar 2024, 17:02
r.ll
posteri i protestes
TIRANË- Parditen e nesërme në Tiranë është thirrur një protestë pas ngjarjes së rënd&...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:40
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Vetëvrasja e 41-vjeçares, Bedrie Loka ka tronditur opinionin publik, për shkak edhe të arsyes që e ...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:47
h.k
Foto ilustruese
ELBASAN-Një 21-vjeçar është ndëshkuar me gjobë dhe i është sekuestruar automjeti në Elbasan...
Aktualitet
5 Janar 2024, 16:29
r.ll
foto nga homazhet
SHBA- Ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA pak ditë më parë, ku një oficer policie vrau gruan, fëmi...
Aktualitet
5 Janar 2024, 15:33
h.k
Skavica
TIRANË-Shoqata mjedisore “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetu...
Aktualitet
5 Janar 2024, 15:14
a.l
Ambulancë
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares, Bedri Loka që vrau ...
Aktualitet
5 Janar 2024, 14:59
N. F
Arben Lleshi
TIRANË- Ndonëse ka humbur jetën që prej 15 dhjetorit të vitit që lamë pas trupi i pajetë i A...
Aktualitet
5 Janar 2024, 13:59
I.A
Policia e Durresit
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 41-vje&c...