5 Janar 2024, 15:33
Nga h.k
Skavica
TIRANË-Shoqata mjedisore “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese raportin e titulluar “Skavica – Argumenta dhe evidencë, trajtimi energjetik”, përmes së cilit pretendohet se ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të sjellë një dëm mjedisor që mund të zgjasë në 100 vitet e ardhshme.
Raporti është hartuar nga ekspertë si pjesë e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të padisë për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave që i hap rrugën ndërtimit të hidrocentralit.
“Shoqata jonë ka dërguar në Kushtetutese ligjin 38/2021 si një ligj antikushtetues, ku seanca e parë u zhvillua më 12 dhjetor 2023 dhe seancën e dytë e kemi më datë 10 Janar 2024,” tha Ferzileta Gjika, kryetare e shoqatës në mbrojtje të mjedisit.
Sipas ekspertëve të mjedisit, fillimisht ndërtimit i hidrocentralit të Skavicës ishte parashikuar nëpërmjet Western Balkan Investment Frameëork, një projekt i cili nuk e përmbyste sipërfaqen e tokës dhe ishte në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe atë shqiptar.
“Nga aspekti ligjor, shteti shqiptar nuk ka pasur asnjë arsye për të anuluar këtë projekt, i cili bazohet në praktikat më të mira Europiane, për ta zëvendësuar me një projekt tjetër, i cili, jo vetëm përmbyt sipërfaqe më të madhe, por dhe nuk i nënshtrohet marrëveshjejeve ndërkombëtare të cilat ka nënshkruar vendi ynë, duke shmangur thelbësisht konkurencën dhe transparencën”, thuhet në raport.
Raporti gjithashtu e konsideron digën e Skavicës si një element që thjesht do shtonte varësinë e Shqipërisë përkundrejt kushteve klimatike e si pasojë edhe ndaj prurjeve hidrike.
“Energjia e parashikuar për t’u prodhuar nga hidrocentrali i Skavicës, lehtësisht mund të prodhohet nga burime alternative,” thuhet në raport.
Sipas raportit, zona që parashikohet të përmbytet do të kthehet në një zonë, jo vetëm të pashfrytëzueshme nga aspekti energjetik, por e parikuperueshme dhe nga aspekti mjedisor.
Në qershor të vitit 2021, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe kompania amerikane Bechtel nënshkruan një marrëveshje për fillimin e punimeve të hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me qasje të përshpejtuar.
Projekti është kundërshtuar përmes protestave nga banorët e zonës si dhe nga organizatat mjedisore.
skavica
Aktualitet
5 Janar 2024, 15:14
a.l
Ambulancë
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares, Bedri Loka që vrau ...
Aktualitet
5 Janar 2024, 14:59
N. F
Arben Lleshi
TIRANË- Ndonëse ka humbur jetën që prej 15 dhjetorit të vitit që lamë pas trupi i pajetë i A...
Aktualitet
5 Janar 2024, 13:59
I.A
Policia e Durresit
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 41-vje&c...
Aktualitet
5 Janar 2024, 13:43
I.A
Policia
TIRANË- Policia ka nisur ditën e sotme gjobitjen e këmbësorëve që ecin në mënyrë të parregul...
Aktualitet
5 Janar 2024, 13:40
N.F
Dy vëlleyërit e vrarë
TIRANË- Pas ngjajes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Fresk është...
Aktualitet
5 Janar 2024, 12:25
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar në qytetin Montevarchi n&eum...
Aktualitet
5 Janar 2024, 12:10
N. F
Foto ilustruese
KORÇË- Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar me inicialet N. V. pasi në fi...
Aktualitet
5 Janar 2024, 11:56
N. F
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Mijëra shqiptarë pas përfundimit te festave si dhe pushimeve ka nisur të rikthehen në vendet k...
Aktualitet
5 Janar 2024, 11:48
I.A
Policia
SARANDË- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet s...
Aktualitet
5 Janar 2024, 11:27
a.l
Shqiptarja
SPANJË- Një shqiptare e dënuar për grabitje me dhunë, pjesë e një bande që bastisi 26 sht&eu...