12 Shtator 2024, 20:07
Nga E. D
foto ilustruese
SKOCI- Tre shqiptare jane arrestuar në Skoci, pasi u kapën në një ferme kanabisi me vlerë 1 milion paund gjatë një bastisjeje. Mësohet se në pranga kan rënë Ruzhdi Bulku, 37 vjeç, Mario Hasmuca, 28 vjeç dhe Adelajd Osmanaj, 26 vjeç. Siç raportohet treshja u largua nga ambientet e McGoëan House kur oficerët e policisë vendosën kamerat e jashtme të lëvizjes. Policia gjeti gjithsej 138.84 kilogramë kanabis si dhe 850 bimë të tjera më të vogla në disa dhoma.
Gjithashtu edhe katër shqiptarë të tjerë u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e 695,000 £ dhe do të dënohen më vonë këtë muaj. Bulku, Hasmuka dhe Osmanaj ndërkohë pranuan sot në Gjykatën e Lartë në Glasgoë se prodhonin kanabis. Policia po hetonte për një çështje që nuk kishte lidhje me kanabisin, por vendosi kamerat lëvizëse në muret e jashtme, pasi pati denoncime lidhur me erën e fortë të bimëve.
Oficerët hynë në ambientet e ndërtesës dhe gjetën një kultivim kanabisi në shkallë të gjerë si dhe rroba dhe dyshekë brenda. Një kërkim në shkallë të gjerë u zhvillua me ndihmën e njësisë së mbështetjes ajrore të policisë. Osmanaj u gjurmua dhe u gjet i fshehur në një shkurre pranë ndërtesës, ndërsa një iPhone i zi ishte dëmtuar dhe nuk mund të analizoheshin të dhënat.
Bulku iu afrua dy oficerëve duke ngritur duart lart dhe u arrestua. Hasmuca gjithashtu u gjurmua dhe u kap jashtë ndërtesës. Një total prej 510,000 £ kanabis nga 850 bimë të vogla u gjetën në një zonë kultivimi në katin e parë. Në disa dhoma të tjera u gjetën 45 thasë të mëdhenj me kanabis që peshonin 130,82 kilogramë në total 497,116 £. Gjithashtu u gjetën 5 çanta të tjera të mëdha me peshë 8.02 kilogramë, me vlerë 30,476 £.
ruzhdi bulku mario hasmuca adelajd osmanaj
Aktualitet
12 Shtator 2024, 19:54
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Polenë. Aksidenti ka ndodh...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 18:44
M.B
Henerigert Mitri
TIRANA- Ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, u dorëzua ditën e djeshme në Policinë e T...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 17:24
S.B
Lavdosh Feruni
TIRANË- Eksperti i mjedisit Lavdosh Feruni foli ditën e sotme lidhur me mbetjet e rrezikshme që prodhohen në vendin...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 17:00
S.B
foto ilustruese
VORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 16:13
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Tre shqiptarë kanë rënë në pranagt e policisë spanjolle. Siç raportohet polica&nbs...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 16:09
S.B
pamje nga mjeti lundrues
KAVAJË- Një mjet lundrues tip veliere, është gjetur ditën e sotme e ngecur në rërë di...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 15:47
E. D
pamje nga vendngjarja
DIBËR- Ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm përfshiu një subjekt për prodhimin e mobilerive...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 15:33
E. D
Hatixhe dhe Jashar
TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës ka gjobitur dy personazhet e TikTokut Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku pë...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 15:35
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale n&e...
Aktualitet
12 Shtator 2024, 15:24
S.B
foto ilustruese
FIER- Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë në Mallakastër janë zbardhur ditën e sotme. Sipas informaci...