Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se në bord është gjetur edhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç që dyshohet se është e drejtuesit të velieres.
KAVAJË- Një mjet lundrues tip veliere, është gjetur ditën e sotme e ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen. Pas kontrollit në bordin e mjetit lundrues u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.
Bëhet me dije se në bord është gjetur edhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç që dyshohet se është e drejtuesit të velieres. Ky i fundit është zhdukur dhe dyshohet se mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.
Sipas informacioneve mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.
Njoftimi i policisë:
Kavajë
Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, kanë konstatuar një mjet lundrues veliere që bënte lëvizje të pakontrolluara, i cili më pas ka ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen.
Pas këqyrjes paraprake, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Spille kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në bordin e mjetit lundrues.
Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.
Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
pamje nga vendngjarja DIBËR- Ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm përfshiu një subjekt për prodhimin e mobilerive...
Hatixhe dhe Jashar TIRANË- Ditën e sotme Policia e Tiranës ka gjobitur dy personazhet e TikTokut Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku pë...
fatmir mediu TIRANË- Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale n&e...
foto ilustruese FIER- Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë në Mallakastër janë zbardhur ditën e sotme. Sipas informaci...
Hatixhe dhe Jashar TIRANË- Dy personazhet e njohur të TikTokut, Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku janë ndëshkuar nga policia...
resorti rafaelo ku strehohen refugjatet afgane TIRANË- Zeinab Kohisteni ishte 17 vjeçe kur u largua nga Afganistani me prindërit dhe tre n...
foto ilustruese MALLAKASTËR- Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim në Mallakastër. Mësohet se B.H...
Foto ilustruese TIRANË- Çfarë e bën një pagë të mirë në vendin tuaj? Nuk është aq e thjeshtë ...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë. Mësohet se shoferi i një makine ...
TIRANË- Institucionet e ekzekutivit dhe ato të varësisë pengojnë dhënien e informacionit për mediat në shkelje e tejka...