21 Maj 2026, 14:16
Nga D.S
Baki Goxhaj
IZRAEL- Aktivisti Baki Goxhaj do fluturojë nga Izraeli për në Turqi, në Stamboll. Sipas burimeve paraprake, mësohet se aktivisti shqiptar më pa don fluturojë drejt Shqipërisë. Goxhaj u ndalua nga Izraeli teksa po çonte ndihma në Gaza.
Kush është Baki Goxhaj?
Baki Goxhaj është një aktivist shqiptar, i cili ishte në bordin e anijeve të flotiljes humanitare me destinacion Gazën, e cila u ndalua nga autoritetet izraelite. Ai u arrestua nga autoritetet izraelite, ndërsa ndodhej në ujërat ndërkombëtare. Pas raportimeve për arrestimin, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi duke konfirmuar se është vënë në dijeni të rastit dhe se po ndjek zhvillimet përmes kanaleve diplomatike.
Arrestimi i Goxhajt erdhi në një moment tensioni të shtuar rreth flotiljeve humanitare që synojnë të çojnë ndihma në Rripin e Gazës, territor që ndodhet nën bllokadë detare izraelite. Aktivistët pro-palestinezë kanë deklaruar se forcat izraelite kanë ndaluar në ujërat ndërkombëtare, në perëndim të Qipros, një flotilje me më shumë se 50 mjete lundruese që transportonin ndihma humanitare drejt Gazës.
Sipas organizatorëve të Global Sumud Flotilla, anijet janë ndaluar rreth 250 milje detare (afro 460 kilometra) larg Gazës, në atë që ata e cilësuan si “një tjetër agresion të paligjshëm në det të hapur”. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti operacionin, duke deklaruar se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte një plan keqdashës për të thyer izolimin e vendosur ndaj terroristëve të Hamasit në Gaza./Dosja.al
baki goxhaj stamboll
Aktualitet
21 Maj 2026, 13:37
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një 34-vjeçare gjermane është arrestuar në Aeroportin e Mynihut. Ajo u arrestua nga autoritetet gj...
Aktualitet
21 Maj 2026, 13:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Apelit ka urdhërura ditën e sotme prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e&nb...
Aktualitet
21 Maj 2026, 12:36
D.S
foto nga vendngjarja
TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në unazën perëndim...
Aktualitet
21 Maj 2026, 12:12
D.S
Policia Vlore
VLORË- Policia e Vlorës ka finalizuar një aksion me arrestimin e dy personave të dyshuar për pengmarrje një...
Aktualitet
21 Maj 2026, 11:46
D.S
Mustafa dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Babai i Ervis Martinaj ka deklaruar se, ka qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollar...
Aktualitet
21 Maj 2026, 11:29
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije, ...
Aktualitet
21 Maj 2026, 11:22
D.S
HIMARË-Kryeinspektori i IMT-së në Himarë, u arrestua nga policia, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar nd...
Aktualitet
21 Maj 2026, 11:16
I.A
Mustafa dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Babai i të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në pr...
Aktualitet
21 Maj 2026, 10:55
D.S
Argjendaria në Kamëz
KAMËZ- Është arrestuar këtë të enjte një nga autorët e dyshuar të grabitje...
Aktualitet
21 Maj 2026, 10:49
I.A
Shqiptari
SPANJË- Një trafikant shqiptar është arrestuar në Spanjë disa ditë më parë. Mediat spanjolle th...