Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në dëshminë e tij, ai foli edhe për djalin e tij, duke thënë se Ervis Martinaj ka studiuar ekonomi në Parma të Italisë me bursë, por më pas u kthye në Tiranë pa e përfunduar shkollën.
TIRANË- Babai i të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në procesin gjyqësor ndaj pasurive të familjes, duke pretenduar se pasuria është krijuar nga aktivitetet e tij private dhe jo nga veprimtaria kriminale. Gjatë fjalës së tij në procesin gjyqësor në GJKKO, Martinaj u shpreh se ka pasur fitime shumë të larta gjatë viteve 2000 për shkak të punëve që kishte.
Në dëshminë e tij, ai foli edhe për djalin e tij, duke thënë se Ervis Martinaj ka studiuar ekonomi në Parma të Italisë me bursë, por më pas u kthye në Tiranë pa e përfunduar shkollën. Sipas tij, në Itali nuk ka ushtruar asnjë aktivitet pune dhe pas kthimit në Shqipëri i kishte kërkuar ndihmë financiare familjes.
“Jam me profesion ekonomist, kam pësuar aksident në fund të viteve ‘90, shumë të rëndë, jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri, kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë e Mirditë. Pas ‘97, jam marrë me aktivitet privat, e kam nisur me një kancelari e fotokopje, jam marrë në 3 vjet me kambizëm, kam filluar punë si administrator ekskluziv i UBT i rrethit Laç me 3 pika, kam punuar në Mirditë, Mat e Fush-Krujë, me punë voluminoze me të ardhura të jashtëzakonshme.
Kemi parasysh kohën, luftën e Kosovës, remitancat shumë të larta. Kam qenë në gjithë Shqipërinë, kam pasur ekskluzivitet në 4 rrethe. Ervisi ishte në vit të 3 gjimnaz, motrat edhe më të vogla. Gjatë kësaj kohe më ka ecur shumë mirë puna. UBT është edhe sot në aktivitet, mund ta verifikoni. Në 2007, kam punuar si administrator i Union Bank Laç, por edhe shërbimet bankare. Nga ky aktivitet, ishin diku te 60 mijë dollarë të ardhura, dytësore për mua. Të gjitha aktivitetet e mia, periudhë shumë e vështirë z. Kryetar, jam sulmuar padrejtësisht. Banka e Kursimeve që ka pasur aktivitetin kryesor nuk ekziston dhe s’ka asnjë dokument, bankat e tjera kryesisht. As 30 % të aktivitetit tim nuk është pasqyruar.
Kam rreth 3.5 mln euro të ardhura, me rreth 6 mln kredi, këto jam në gjendje t’i vërtetoj me vendimet e bankës. Për shoqërinë UBT janë deklaruar një pjesë e madhe. Kam blerë përmes bankës “Arbëria”. Kam marrë kredi bankare për këtë punë. Për secilin nga rastet veprimet janë me bankë. Mund t’ju paraqes dokumentat në çdo moment. Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që s’është më. Më vjen turp që vij për lecka e për tulla dhe nuk jam thirrur njëherë nga ana juaj. Kam dhënë deklarime, nga ana juaj asnjë sinjalizim.
Deri në 2008 asnjë nga fëmijet nuk bënte punë, ishin në shkolle. Ervis Martinaj ishte student në Parma të Italisë, ka shkuar rreth vitit 2000-2001 me burse dhe studioi ekonomi. Visi me pas u transferua nga Italia në Tirane dhe kjo përkon me blerjen e një banese në rrugën “Himë Kolli”. Ervisi ka qenë nxenes i mirë, por e la përgjysmë dhe erdhi në Tirane. Visi ishte shumë punëtor. Në itali nuk ka bërë asnjë punë. Me ardhjen nga Italia më ka kërkuar ndihme. Ju kam blerë dy makina 1 makinë vajzave dhe 1 Visit. Djali nuk na ka sjell asnjë lloj shqetësimi. Kemi patur raporte te rregullta. Kur ishte ne Itali nuk kishte nevojë për lekë sepse kishte burse.” tha Martinaj.
Mustafa Martinaj pak ditë më parë, më 12 maj hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes. Ndaj Martinajt vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth 10 milionë euro, me akuzën se janë përfituar nga aktiviteti kriminal./Dosja.al
Argjendaria në Kamëz KAMËZ- Është arrestuar këtë të enjte një nga autorët e dyshuar të grabitje...
Shqiptari SPANJË- Një trafikant shqiptar është arrestuar në Spanjë disa ditë më parë. Mediat spanjolle th...
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO TIRANË- Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur sot në GJKKO. Mësohet...
Zamir Skënderi BERAT- Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçari...
Policia Lezhe LEZHË- Një sasi lënde plasëse, eksploziv ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin R...
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga aksidenti i trefishtë mëngjesin e sotëm në lagjen Kiras në Shkodër. Mësohet se...
foto ilustruese TIRANA- Një sherr ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e sotëm në zonën e n...
foto nga vendngjarja SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Kiras" në Sh...
TIRANË- Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet shumë e rëndësishme...
TIRANË- Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxën&eum...