Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda vetëm një viti akademik 2024-2025, numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin 9 vjeçar dhe te mesëm ka pësuar një rënie me 10,020 personash ose 3%.

TIRANË- Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve demografikë me plakjen e popullsisë dhe emigracionit në moshat e reja.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda vetëm një viti akademik 2024-2025, numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin 9 vjeçar dhe te mesëm ka pësuar një rënie me 10,020 personash ose 3%. Numri total i të regjistruarve në të gjitha nivelet arsimore ka zbritur nga 349,827 nxënës që ishin në vitin akademik 2023-24, në 339,807 nxënës në vitin vijues 2024-25.
Duke marrë në konsideratë se numri mesatar i nxënësve për kasë është 25, i bie që gjatë vitit shkollor 2024-2025 të jenë mbyllur 400 klasa.
Kjo rënie reflektohet në mënyrë të ngjashme në të gjitha ciklet e shkollimit, por goditjen më të rëndë e ka marrë arsimi fillor, i cili ka humbur numrin më të madh të nxënësve. Ky cikël ka pësuar një tkurrje prej 4,710 fëmijësh më pak, duke u tkurrur me 3% dhe duke zbritur në 136,379 nxënës të regjistruar. I njëjti trend negativ vërehet edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë, ku numri i nxënësve ra me 2,745 persona, duke shkuar në 114,238 nga rreth 117 mijë që ishin një vit më parë.
Në të njëjtin trend ishte ecuria edhe ne arsimin e mesëm, ku gjimnazet dhe shkollat profesionale numërojnë 2,565 nxënës më pak për vitin akademik 2024-25, çka përkon me një rënie prej 3% të këtij grupi. Ekspertët e fushës e shohin këtë dinamikë si një kambanë alarmi, pasi zbrazja e klasave në arsimin fillor parashikon një tkurrje afatgjatë që do të zhvendoset gradualisht edhe në universitetet e vendit dhe në tregun e punës në vitet në vijim.
Emigracioni i familjeve të reja mbetet një nga shkaqet kryesore dhe më të dukshme. Ndryshe nga vitet e kaluara ku emigronin kryesisht individë të vetëm, vitet e fundit vihet re emigrim me familje.
Rënia e lindshmërisë është një tjetër faktor me ndikim afatgjatë. Ndryshimi i stilit të jetesës, kostot e rritura të jetesës dhe shtyrja në kohë e moshës për të krijuar familje kanë sjellë një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të reja çdo vit. Vitin e kaluar linden rreth 21400 foshnja në të gjithë vendin nga 32,715 të tilla në vitin 2015.
Krahas largimit jashtë vendit, ekziston edhe një braktisje e zonave rurale dhe qyteteve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana apo Durrësi. Ndërsa në kryeqytet disa shkolla mund të përballen ende me mbingarkesë, në rrethe dhe në fshatra situata është kritike, duke çuar shpesh në mbylljen e shkollave apo krijimin e klasave kolektive për shkak të mungesës së nxënësve.
Tkurrja me mbi 10 mijë nxënës brenda një viti në arsimin para-universitar do të reflektohet në goditje zinxhir në të gjithë ekonominë, tregun e punës.
Në planin afatshkurtër, rënia e numrit të nxënësve sjell një çekuilibër të menjëhershëm në menaxhimin e burimeve njerëzore në arsim. Mbyllja e klasave apo e tërë shkollave, veçanërisht në zonat rurale dhe qytetet e vogla, krijon një tepricë të stafit mësimor.
Kjo do të thotë se qeverisë do t’i duhet të rishikojë formulën e financimit të shkollave, ndërsa mësuesit rrezikojnë të mbeten pa normë të plotë orësh ose pa punë. Nga ana tjetër, rënia e numrit të nxënësve në shkollat e mesme përkthehet automatikisht në më pak aplikime në universitete pas pak vitesh, duke vënë në rrezik ekzistencën e shumë degëve të studimit, sidomos në universitetet rajonale./Monitor.al
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohe...
TIRANË- Një prej historive më të rënda është ajo mes familjeve Alikaj dhe Mahmuti nga njëra anë, përbal...
TIRANË- Një personazh misterioz i dyshuar për vrasje dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në Spanjë e m&eu...
TIRANË- Një bisedë në dukje normale mes disa shqiptarëve, u kthye në skenë krimi atë ditë në një pik&eu...
TIRANË- Ai ishte kunati i vëllait të Erion Alibejt. Ky i fundit u bë kreu i grupit pasi iu vra i vëllai Endriti në vitin 20...
TIRANË- Kjo bëri që edhe personat e shoqëruar si të dyshuar potencialë nga familjet rivale Çaka dhe Spahiu të lirohe...
Foto ilustruse TIRANË- Ndalimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite ka nxitur reagime dhe kritika nga familjarët e tij, t&...
TIRANË- Kjo thirrje përmes një zëri që tregonte betejë me vdekjen dhe tronditje të rëndë psikologjike, ishte alar...
TIRANË- Pas vrasjes së tij, Policia e Elbasanit u fokusua në një pistë që lidhej me një ngjarje që datonte 2 vite...
Ulian Shpataraku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra ...