LIVE UPDATES
Aktualitet

Kunati i vëllezërve Alikaj, bashkëpunëtorit të drejtësisë: O ‘Krym’, pse nuk flet, kush i vrau…!?

Spahiu njihej si njeriu kyç i Alibejve në punët e terrenit, lidhjen e aleancave dhe qarkullimin e parave deri në vitin 2020, kur u vra në Bruksel.

20 Maj 2026, 23:35 Nga D.S

Kunati i vëllezërve Alikaj, bashkëpunëtorit të

TIRANË- Ai ishte kunati i vëllait të Erion Alibejt. Ky i fundit u bë kreu i grupit pasi iu vra i vëllai Endriti në vitin 2018 në një atentat të trefishtë. Spahiu njihej si njeriu kyç i Alibejve në punët e terrenit, lidhjen e aleancave dhe qarkullimin e parave deri në vitin 2020, kur u vra në Bruksel.

Sot, Erjon Alibej ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Alibej njihej si personi më i afërt i Arjan Spahiut, por deri sot, në dosjen hetimore nuk ka asnjë moment ku të rrëfehen nga ky dëshmitar konfliktet e të ndjerit Spahiu me familjet Alikaj dhe Mahmuti në Elbasan. Familjarët që presin zbardhjen e krimeve, nuk kanë më mundësi të dëgjojnë nga Spahiu, që tashmë nuk jeton, por shpresojnë nga dëshmitë e njeriut të tij më të afërt, që sot është i penduar i drejtësisë.

“Erjon Alibej shkonte shumë me Ibrahim Çakën e Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej duhet të flasë. Ka vetëm një mesazh nga Ladi Lytit: “Trego se kush e vrau Gëzim Alikajn”. S’jam duke ditur për hak, por çunat e Ladit s’i kanë shkelur njeriu në kallo. “O Krym, thuaj”, kështu ka thënë Ladi. “Jam 4 herë gjysh, s’kam dalë për hak'”, u shpreh Vladimir Merxhani, kunati i vëllezërve Alikaj.

Nuk dihet nëse në një moment të dytë Alibej mund të pyetet për këto krime, por sipas procedurës ligjore, bashkëpunimi me drejtësinë konsiderohet i plotë kur rrëfen edhe ngjarje kriminale për të cilat nuk pyetesh. Pra, ngjarje për të cilat prokurorët mund të mos kenë indicie, i penduari duhet t’i rrëfejë.

“Një bashkëpunëtor drejtësie që selekton të dhënat para gjykatës s’është më bashkëpunëtor drejtësie, por bashkëpunëtor i një krimi të ardhshëm. E vërteta dhe sinqeriteti janë baza në një marrëveshje mes organit të akuzës dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë’, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

“Çdo deklaratë që vë në dyshim thëniet e një dëshmitari drejtësie duhet verifikuar, që prokuroria të verifikojë elementët e nenit 37/A të Kodit të Procedurës, a ka qenë i vërtetë ky bashkëpunëtor drejtësie”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

Familja Alikaj e konsideron me mjaft rëndësi çdo informacion që mund të vijë nga Alibej për zbardhjen e krimeve në seri. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë që të nxjerrë të gjithë të vërtetën nga i penduari.

“Unë dua vetëm drejtësi nga shteti shqiptar, meqë Florenc dhe Gëzim Alikaj duhet t’i dalë një dosje që kush i vrau. Këtë vetëm një e di, ky është personi që SPAK e ka si të penduarin nga grupi i Ibrahim Çakës e Arjan Spahiut. Ky quhet Erjon Alibej dhe ky i di të gjithë muhabetet e të dy vëllezërve, se kanë edhe lidhje familjare, po kanë shkuar më shumë se vëllai”, u shpreh Vladimir Merxhani, kunati i vëllezërve Alikaj.

“Ky lloj statusi bashkëpunëtori të drejtësisë, kushti kryesor është sinqeriteti dhe e vërteta. Nëse këto thyhen, atëherë prishet marrëveshja. Vetë Kodi i Procedurës e thotë që nëse nuk tregon gjithë të vërtetën dhe nuk është i sinqertë, bashkëpunëtorit i hiqet statusi”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

“Siç e merr këtë status e lidh marrëveshjen, edhe mund ta humbasësh e marrëveshja mund të prishet. Arsyeja është nëse bën deklarata të rreme apo nuk thua gjithë të vërtetën, apo i shtrembëron detajet e çështjes”, u shpreh Ermal Yzeiri, avokat.

“Humbja e statusit sjell disa probleme. E para, i hiqet mbrojtja e posaçme. E dyta, shkon e dënohet për veprat penale për të cilat ka përfituar nga uljet. Gjithashtu mund dhe duhet të dënohet për dhënie dëshmie të rreme para oficerit apo gjykatës”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror./Top.Channel

familja alikaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës