Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...

TIRANË- Kjo bëri që edhe personat e shoqëruar si të dyshuar potencialë nga familjet rivale Çaka dhe Spahiu të liroheshin shpejt.
“I shoqëroi, as 3 ditë nuk i mbajti brenda. I shoqëroi se fola unë për Çakën, për Everestin, “me kë e ka vëllai”, i thashë, “koka e muhabetit është këtu, me këta”. Më kanë thirrur në polici e më kanë thënë: “Nëse ke ku shkon moj motër, shko, se ti nuk merresh dot me ta. Nëse nuk kapet vëllai yt, nuk e zgjidhim dot çështjen”’, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Ti sapo i ke dhënë sinjalin që kanë qenë në hetim dhe i nxit ata të fshehin provat e t’i largohen drejtësisë. Mendoj që goditja për arrest duhet të jetë vendim jo i nxituar, që duhet bërë në momentin që je i sigurt me sasinë dhe cilësinë e provave. Në të kundërt, rrezikon shumë.”
Duke qenë objektivi kryesor i rivalëve, Zenel Mahmuti nuk u shfaq në Elbasan për ceremoninë mortore të familjes. E vetmja që ka mbetur në Elbasan nga brezi i parë i familjes Mahmuti është vajza e familjes, Silvana. Ajo bën apel për drejtësi, teksa flet me emra konkretë autorësh që sipas saj nuk i ndalën kërcënimet edhe me vdekjen e familjes…
“Masakra e familjes sime është vetëm nga vëllai i Çakës. U vra ai në Spanjë edhe ata erdhën e vranë familjen, hakmarrje, vetëm nga Çaka që u vra, kaq. Unë kam hequr një tmerr të madh pas ngjarjes, kam jetuar me frikë. Burri në punën e vet, çunin e kam të sëmurë, se nuk e mblodhëm se s’duhej ta merrje me vete, që atëherë s’e kam mirë fare… Everesti përherë kalonte te lagjja, madje njëherë u ka thënë gocave të mia: “Mbesat e Lalit ëë”, të dyjave, “oj ma kaloi një çun e na tha mbesat e Lalit…”’, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Do ishte mirë që këto deklarata publike të shoqërohen edhe me ndonjë provë, se edhe sikur ka dëshirën prokuroria, i duhet patjetër që deklaratat t’i mbështesë në prova para gjykatës”, u shpreh Ermal Yzeiri, avokat.
Familja Mahmuti ka drejtuar gishtin edhe te Arjan alias Ardit Spahiu. Duke qenë se Spahiu tashmë i ka marrë me vete në varr ato histori, Silvana ka një thirrje për SPAK, që ka dëshmitar të mbrojtur të pandehurin Erjon Alibej, një prej njerëzve më të afërt të Spahiut…
“Po ata kanë qenë një trup bashkë, gjithçka bashkë, Çaka, Erjoni dhe ai Spahiu. Unë kërkoj vetëm se ai është në dijeni për gjithçka çfarë ka ndodhur në familjen time, është kryesor se ishin një grup”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Bashkëpunëtori ka detyrimin që brenda 30 ditësh nga lidhja e marrëveshjes të deklarojë çdo gjë për aktivitetin kriminal aty ku ka qenë pjesëmarrës apo aty ku ka informacion. Dhe nëse ka kaluar afati, po t’i rrimë strikt nenit 37/A të Kodit të Procedurës Penale, atij duhet t’i revokohet marrëveshja e bashkëpunimit dhe të humbasë përfitimet nga ajo”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.
Teksa përmend emrin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alibej, Silvana shkon edhe më tej duke bërë një akuzë të fortë publike. Ajo ngre dyshime se ka pasur tentativë pengmarrjeje ndaj vajzës së saj.
Në këtë drejtim, ekspertët e hetimit penal ngulin këmbë se organet hetimore duhet të verifikojnë nëse i penduari i ka treguar të gjitha veprat penale për të cilat ka dijeni apo ka qenë i përfshirë…
“Pastaj edhe universitetin, kur nisi goca e vogël, e la me mesatare 9 se Everesti rrinte te dera e shkollës e i tha, edhe pse e rritur: “Të njoh që je mbesa e Nel Çamit”, edhe Erjon Alibej më ka ardhur nga mbrapa për të më rrëmbyer fëmijën dhe vitin e fundit i lashë vaksinën gocës se… se këto janë grup, bashkë…”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Duhet të jetë prokuroria dhe gjykata që duhet të vlerësojnë nëse këto dëshmi janë të vërteta, të sinqerta dhe gjithë seti i informacioneve të këtij personi, dhe nëse këto dëshmi bazohen apo jo me të dhëna të tjera”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.
Vrasja e trefishtë në gjumë e babait me dy djemtë e familjes Mahmuti përbën një prej masakrave më të rënda në vend ndër dekada, e cila ka mbetur ende e pazbardhur. Plaga e shuarjes së një familjeje ka mbetur ende e hapur për sa kohë drejtësia nuk ka arritur sot e kësaj dite të bëjë drejtësi…
“Më thonin: “Nëse nuk kapet Neli yt, kjo nuk zbardhet”, pse nuk u shqyrtua çështja e familjes sime… Ata e bënë këtë për t’i prerë krahët Nelit dhe Nelin e lanë për në fund, që Neli të ikte në fund me dhimbje se Neli me Lalin ishi… qan…”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit./Top-Channel
Foto ilustruse TIRANË- Ndalimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite ka nxitur reagime dhe kritika nga familjarët e tij, t&...
TIRANË- Kjo thirrje përmes një zëri që tregonte betejë me vdekjen dhe tronditje të rëndë psikologjike, ishte alar...
TIRANË- Pas vrasjes së tij, Policia e Elbasanit u fokusua në një pistë që lidhej me një ngjarje që datonte 2 vite...
Ulian Shpataraku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka përjashtuar nga detyra ...
Foto ilustruse Autoritetet e Kosovës i kanë arrestuar shtatë persona të nacionalitetit serb në afërsi të Prishtinës...
Foto ilustruse LIBRAZHD- Një akident i rëndë rrugor ka ndodhur në Librazhd, ku një 65-vjeçare është për...
klgj TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi një vendim për të njoftuar pozicionet e lira për anëtarët...
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, k...
Tefefonat e sekuestruar RROGOZHINA- Policia ka zhvilluar ditën e sotme një kontroll blic në burgun e Rrogozhinës, ku ka sekuestrua...
Zyra e martesave KUKËS- Zyra e martesave është hapur në qytetin e Kukësit, gjë e cila do të jetë në shërb...