LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na vranë të gjithë”/ Si u shfaros në banesë familja e ‘Nel Çamit’. Rrëfimi ekskluziv i motrës: Ja autori, po dridhej…

Një familje e shuar plotësisht. Babai Emin Mahmuti, 62-vjeç, djemtë Xhelali, 36-vjeç dhe Pëllumbi, 42-vjeç, të tre të vdekur në vend me plagë pistolete.

20 Maj 2026, 22:53 Nga D.S

“Na vranë të gjithë”/ Si u shfaros në

TIRANË- Kjo thirrje përmes një zëri që tregonte betejë me vdekjen dhe tronditje të rëndë psikologjike, ishte alarmi që morën të afërmit e familjes Mahmuti duke gdhirë mëngjesi i datës 19 mars 2011. “Ka qenë bashkëshortja e vëllait tim që ngeli e plagosur nga tragjedia, masakra, edhe ajo merr në telefon çunin e xhaxhait sim e i thotë: “Hajde se ne na kanë vrarë…'”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

Nusja e shtëpisë, Myzejenia, me plagë arme në trup, gjeti forca sa për të bërë njoftimin e tmerrshëm e më pas, në banesën e familjes në lagjen “Syrja Dylgjeri”, mbërriti policia…

Skena ishte e tmerrshme. Një familje e shuar plotësisht. Babai Emin Mahmuti, 62-vjeç, djemtë Xhelali, 36-vjeç dhe Pëllumbi, 42-vjeç, të tre të vdekur në vend me plagë pistolete. Nusja e shtëpisë, 42-vjeçarja Myzejen Qosja, partnerja e Pëllumbit, u gjet në gjendje të rëndë, por fatmirësisht arriti të mbijetojë.

Në njërën prej dhomave u gjetën të vdekur me plumb pas koke Emini, 62-vjeçar dhe i biri Xhelali, 36-vjeçar. Në dhomën tjetër u gjet pajetë, sërish me plumb në kokë, djali tjetër, Pëllumbi. Pas vrasjes së këtij të fundit, është goditur edhe partnerja e tij, e cila u rrëzua pa ndjenja, duke u menduar e vdekur nga autori i krimit brutal.

“Hynë brenda në shtëpi e i vranë të tre, kjo është. Kur na morën në telefon i thanë burrit tim, çfarë të themi, e tmerrshme, masakër. Si nuk më morën mua organet kompetente, më bën çudi”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

Viktimat ishin familja e ngushtë e Zenel alias Andon Mahmutit, i njohur me nofkën “Nel Çami”. Asnjë prej personave të vdekur nuk kishte precedent penal. Ngjarja nuk është zbardhur sot e kësaj dite, edhe pse hetimi u fokusua menjëherë në konfliktin e nisur në Spanjë me familjen Çaka. Autorët e krimit, duke qenë se nuk arrinin të gjenin Nelin, u hakmorën duke i shuar të gjithë familjen brenda në banesë.

“Tani, ne këtë gjë e dinim, se i bënin shumë presion vëllait tim të vogël, Lalit, e Lali më thoshte: “Motër, do na vrasin”, dhe babi ishte i frikësuar. I kalonin me makinë te këmbët e i thonin: “Rro edhe ca ditë…” Everest Çaka dhe Arjan Spahiu, ditët e fundit, vëllait tim i futën tmerrin. “Ta kemi prerë kostumin, çam, edhe ca ditë edhe buzëkuqin…'”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

Ndër veprimet e para që kreu policia në atë kohë, ishte shoqërimi dhe marrja në pyetje e disa personave të konsideruar si të afërm me kundërshtarët e Nel Çamit. Në atë drejtim ishin edhe dyshimet e grupit hetimor. Vetë motra e viktimave jep për herë të parë detaje konkrete, duke folur edhe me emra…

“Everest Çakën, atë akuzoj, se atij iu vra vëllai në Spanjë edhe ai tha që nga familja e Nel Çamit nuk do lë njeri dhe Lencin, sa të dalë nga burgu, do e vrasë. Ai e ka deklaruar atë.”

“Everesti ishte poshtë te shkallët, kur kaluan viktimat aty që i morën, edhe unë në katin e dytë, që më pyetën, dhashë deklaratë, e kur zbres më thotë djali i xhaxhait: “E pe atë? Ai është Everesti”, kokëmadh ashtu rrinte, dridhej…”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Në çdo rast, organet e drejtësisë, hetimit, policia ka detyrimin të verifikojë mundësinë e përmendjes së emrave të mundshëm që mund të kenë lidhje me ngjarjen, të vërtetojë nëse emrat lidhen me ngjarjen, ka prova që i lidhin dhe kur bindet që nuk lidhen dëshmitë me dyshimet, me autorët konkretë që rezultojnë nga dëshmitë e familjarëve, duhet ta vërtetojë këtë me prova të forta”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror./Top-Channel

familja nel cami

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë