LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshohen për kërcënime dhe shantazh para zgjedhjeve, arrestohen 7 serbë në Prishtinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ata u arrestuan në Graçanicë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave të lartcekura.

20 Maj 2026, 21:07 Nga E.d
Dyshohen për kërcënime dhe shantazh para zgjedhjeve, arrestohen 7
Foto ilustruse

Autoritetet e Kosovës i kanë arrestuar shtatë persona të nacionalitetit serb në afërsi të Prishtinës të mërkurën, nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve në prag zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të muajit të ardhshëm, duke nxitur reagime nga Serbia fqinje.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ata u arrestuan në Graçanicë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave të lartcekura.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pesë persona u ndaluan për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë”, komunë me shumicë serbe në Kosovë.

Këto arrestime ndodhën pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, akuzoi Listën Serbe për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente të Kosovës që të reagojnë.

Sveçla shkroi në Facebook se “akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë”.

Prokuroria, ndërkaq, tha se ka vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediale mbi pretendimet e Rashiçit, i cili është lider i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Radio Evropa e Lirë (REL) më 18 maj publikoi dëshmi të disa personave që thanë se janë larguar nga puna sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiçit.

Ata kishin punuar për dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit udhëhiqen kryesisht nga anëtarë dhe zyrtarë të Listës Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha një ditë më vonë për media se Serbia po i “frikëson dhe shantazhon në çdo mënyrë” serbët e Kosovës për t’i detyruar ta votojnë Listën Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Kurrë nuk ka pasur kaq shumë trysni nga Beogradi, kërcënime, shantazhe, shkëputje të mjeteve të ndryshme financiare ose çfarëdo mbështetje që kanë marrë nga Serbia ndonjëherë me kushtëzimin që të rreshtohen thua se bëhet fjalë për ushtri në kohë lufte në radhët e Listës Serbe”, tha Kurti.

Prokuroria tha se ka mbledhur deklarata dhe prova mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e arrestuar kanë qenë të përfshirë në cenim të vullnetit të lirë të votuesve.

Lista Serbe pretendon se bëhet fjalë për “integrim të dhunshëm”

I menjëhershëm ishte reagimi i Listës Serbe. Zyrtari i saj, Igor Simiç, në konferencë për shtyp tha se janë arrestuar drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, dhe se në këtë “më drejtpërdrejt ka marrë pjesë Nenad Rashiç, sepse ka targetuar serbët”.

Ai vlerësoi se në këtë mënyrë po kryhet “integrim i dhunshëm” i institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Këto institucione në mjediset serbe funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që kanë mbetur, pasi gjatë dy viteve të fundit të gjitha të tjerat janë mbyllur nga autoritetet e Kosovës, me arsyetimin se janë “paralele dhe ilegale”.

Çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë është hapur në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se nevojitet “inkorporimi dhe bashkimi i tyre”.

“Këto arrestime të sotme nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet, kjo është një përpjekje për të sulmuar shëndetësinë dhe arsimin serb dhe nga ana tjetër, nëse flasim për zgjedhjet, për t’i ndihmuar Nenad Rashiçit që me forcë t’i fitojë votat e popullit serb”, tha Simiç.

Ai deklaroi se punonjësit e “sanksionuar” në institucionet serbe që kanë mbetur pa punë kanë të drejtë ankese, dhe se drejtorët “i kanë kryer me nder detyrat e tyre”.

Reagime pati edhe nga autoritetet në Serbi. Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, deklaroi se “të gjithë personat që me veprimet e tyre kanë kontribuar në ndalimin e pesë serbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Republikës së Serbisë nga pjesa qendrore e Kosovës, do të ndiqen dhe sanksionohen në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë”, njoftoi MPB e Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të mërkurën se i kishte njoftuar të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, për këto arrestime, duke iu kërkuar “të angazhohen urgjentisht në këtë çështje”.


Petkoviç i karakterizoi arrestimet si “rrëmbim të paligjshëm dhe të pabazuar”.

“Sjellja e drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Republikës së Serbisë nga zona e Kosovës qendrore me urdhër të Albin Kurtit është një përpjekje e Prishtina për të ushtruar trysni të papranueshëm dhe për të frikësuar votuesit serbë në këto zona, në mënyrë që Kurti të mund të shtyjë të preferuarin e tij Nenad Rashiç në zgjedhjet e ardhshme”, tha Petkoviç.

Në disa vendime për largim nga puna, të cilat REL-i i ka parë, thuhet se të punësuarit për një periudhë më të gjatë kanë shprehur publikisht bindjet e tyre politike, në kundërshtim me “interesat për të cilat përcaktohet popullsia serbe në Kosovë, e cila jeton në sistemin institucional që nuk e njeh Republika e Serbisë”.

Rashiç, në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, më 14 maj, deklaroi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna dhe se në periudhën e ardhshme pritet që edhe rreth 40 persona të tjerë të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Rashiç, po ashtu, pretendoi se simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij po ndalohen në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ku pyeten se për kë do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë.

Lista Serbe i mohoi këto pretendime, duke thënë se Rashiç nuk ka legjitimitet dhe se po përpiqet të “arsyetojë” humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat e fitoi partia e Rashiçit.

REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë me pyetje nëse janë në dijeni për pretendimet mbi largimet nga puna për arsye politike në mjediset serbe në Kosovë, dhe nëse do të ndërmarrin hapa konkretë. Përgjigje nuk ka pasur.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe do të ketë si kundërshtar të vetëm partinë e Rashiçit, i cili në dy raste ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit. /REL

kosovë arrestime sebia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë