Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat nga bizneset e anketuara tregojnë nevojë të gjerë për lehtësimin e tregtisë. Bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjës e konsiderojnë me më rëndësi heqjen e barrierave tregtare në Rajon, ndërsa në Serbia dhe Maqedonia shprehen një gatishmëri më të ulët për lehtësimin e tregtisë.

TIRANË- Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet shumë e rëndësishme nga kompanitë e rajonit sipas Barometrit të vitit të kaluar të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Të dhënat nga bizneset e anketuara tregojnë nevojë të gjerë për lehtësimin e tregtisë. Bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjës e konsiderojnë me më rëndësi heqjen e barrierave tregtare në Rajon, ndërsa në Serbia dhe Maqedonia shprehen një gatishmëri më të ulët për lehtësimin e tregtisë. Gjithsesi anketa tregoi se 70 për qind e bizneseve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e konsideruan si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare.
Shqipëria, 75% e bizneseve konsiderojnë lehtësimin e tregtisë të rëndësishëm
Bizneset në Shqipëri shfaqin një interes jashtëzakonisht të lartë për eliminimin e pengesave në kufi. Rreth 75% e kompanive të pyetura e konsiderojnë heqjen e barrierave tregtare si “shumë të rëndësishme” dhe të “rëndësishme” për ecurinë e tyre. Vetëm një pakicë biznesesh prej 9% mendon se ky proces nuk ka asnjë rëndësi për aktivitetin e tyre. Ndërkohë, një pjesë e vogël jo më shumë se 5% shprehen neutralitet ndaj kësaj mase. Të dhënat konfirmojnë se sipërmarrësit shqiptarë e shohin rajonin si një mundësi të artë për zgjerim ekonomiko-financiar.
Bizneset e Bosnjës, 88% pro hapjes tregtare
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nevoja për të lehtësuar qarkullimin e mallrave është gjithashtu mjaft e mprehtë. Gati 88 % e të anketuarve, konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare me vendet e tjera të Rajonit. Vetëm 1% e atyre që nuk e shohin barrierat tregtare të rëndësishme. Ky rezultat tregon një konsensus pothuajse absolut të komunitetit të biznesit vendas për ndryshime në lehtësimin e tregtisë ndër-rajonale. Sipërmarrja boshnjake duket se po vuan nga ngarkesat aktuale dhe kërkon me ngulm reforma lehtësuese. Bosnja ka pasur një lidhje organike të tregtisë me ish vendet e Jugosllavisë përveç Shqipërisë. Por traditat e tregtisë më këto vende dhe konfliktet ndër-etnike i kanë vështirësuar edhe kanalet e tregtisë.
Serbia më pak e interesuara e Rajonit
Serbia paraqitet disi më ndryshe në perceptimin e bizneseve mbi barrierat tregtare në Rajon. Ndonëse 50% e bizneseve e konsiderojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme, skepticizmi është mjaft i lartë. 28% e kompanive serbe deklarojnë se ky proces nuk ka aspak rëndësi për aktivitetin e tyre. Rreth 22% e bizneseve mbajtën qëndrim neutral dhe kjo tregon se gati gjysma e tregut Serb nuk varet nga Rajoni. Serbia ka orientim më të madh drejt tregjeve të BE-së.
Kosova, me hapjes tregtare dhe skepticizmit
Kosova regjistron përqindjen më të lartë të bizneseve që e konsiderojnë këtë proces si “shumë të rëndësishëm”, me 60% të bizneseve dhe një tjetër kategori prej 11% e konsideron të rëndësishëm. Të dhënat e anketat tregojnë se tregtia rajonale shihet si shtyllë kryesore për rritjen e kompanive të Kosovës. Nga ana tjetër, ekziston një grup prej 17% që mendon se heqja e barrierave nuk ka asnjë rëndësi. Kjo ndarje tregon një lloj polarizimi, ku shumica absolute kërkon hapje maksimale, por ka edhe skeptikë. Pavarësisht kësaj, zëri i biznesit pro-integrimit në Kosovë mbetet dominues dhe mjaft i fuqishëm.
Bizneset e Maqedonisë së Veriut, 67 % për lehtësim të barrierave
Në Maqedoninë e Veriut 33% e bizneseve vlerësojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme për ekonominë dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme, prej 34%, e konsideron të rëndësishme. Ndërkohë, 17% e bizneseve mbajnë një qëndrim neutral. Skeptikët apo ata që nuk preken nga ky proces përbëjnë 9%.
Mali i Zi i hapur për tregti rajonale
Bizneset në Malin e Zi shfaqin një profil të ngjashëm vlerësimi, me një fokus të lartë tek integrimi. Përqindja e atyre që e shohin heqjen e pengesave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme qëndron në nivelin 68%.
Një përqindje e madhe rreth 25% shprehen qëndrim neutral dhe vetëm 7% e shohin këtë proces si krejtësisht të parëndësishëm. Tregu malazez është kryesisht pozitiv dhe pret përfitime nga lehtësimet tregtare. Fryma e bashkëpunimit mbetet e lartë, duke parë potencialin që ofron i gjithë rajoni fqinj./Monitor.al
TIRANË- Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxën&eum...
foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohe...
TIRANË- Një prej historive më të rënda është ajo mes familjeve Alikaj dhe Mahmuti nga njëra anë, përbal...
TIRANË- Një personazh misterioz i dyshuar për vrasje dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në Spanjë e m&eu...
TIRANË- Një bisedë në dukje normale mes disa shqiptarëve, u kthye në skenë krimi atë ditë në një pik&eu...
TIRANË- Ai ishte kunati i vëllait të Erion Alibejt. Ky i fundit u bë kreu i grupit pasi iu vra i vëllai Endriti në vitin 20...
TIRANË- Kjo bëri që edhe personat e shoqëruar si të dyshuar potencialë nga familjet rivale Çaka dhe Spahiu të lirohe...
Foto ilustruse TIRANË- Ndalimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite ka nxitur reagime dhe kritika nga familjarët e tij, t&...
TIRANË- Kjo thirrje përmes një zëri që tregonte betejë me vdekjen dhe tronditje të rëndë psikologjike, ishte alar...
TIRANË- Pas vrasjes së tij, Policia e Elbasanit u fokusua në një pistë që lidhej me një ngjarje që datonte 2 vite...