Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, 3 tetor, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”.
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku si pasojë një 36-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, 3 tetor, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”.
Policia sqaron se rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë u paraqit i plagosur në këmbë me armë zjarri, 36-vjeçari me iniciale O.A. Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.
Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Për pasojë policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin dhe shokun e tij.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohen 36-vjeçari i dëmtuar dhe shoku i tij që fshehu armën e zjarrit dhe nuk kallëzoi ngjarjen. Më datë 03.10.2025, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “shkallët e varrezave të dëshmorëve”, ku 36-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.
Gjithashtu, u konstatua se në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ngjarjes ka kryer veprime për fshehjen e armës së zjarrit dhe së bashku me të dëmtuarin, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i të dy shtetasve:
• O. A., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;
• G. M., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruese GREQI- Mediat greke kanë bërë me dije sot se grevisti i urisë, shqiptari Pano Ruçi (Routsis) u shtrua në Sp...
foto ilustruese SERBI- Një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje policore, pasi ka sulmua...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Krist...
Foto ilustruese BABRRU- Personi që shihni në videon e mëposhtme është autori i vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismajgeci...
Foto ilustruese TIRANA- Dëshmitari tjetër që u paraqit në GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti ...
Foto ilustruse KORÇË - Katër persona janë arrestuar në Kapshticë pasi po tentonin të kalonin kufirin me Greqinë n...
Foto ilustruese TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, t...
Foto ilustruse DIBËR - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 27-vjeçar ka humbur një pjesë ...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po zhvillohet seanca e ra...
TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është Arlind Demushi, i cili është arrestuar ditën e sotme si...