LIVE UPDATES
Aktualitet

Urdhër-arrestet për stafin e UBT, si drejtuesit e Universitetit u vunë në shërbim të biznesmenit Piro Zoga

Rektori Sallaku, roli i të cilit po hetohet nga SPAK, që menjëherë pas shpërthimit të skandalit nxitoi të kërkonte mbrojtje, por edhe të shfajësohej në kryesinë e Partisë Socialiste.

5 Mars 2025, 20:42 Nga r.ll
Urdhër-arrestet për stafin e UBT, si drejtuesit e Universitetit u
foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universitare, dhe që në thelb nuk na tregoi asgjë tjetër vetëm se si korrupsioni është përhapur tashmë në formë e vet më të egër metastatike, edhe në kultet më të larta të dijes. Ky duket se është rasti i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Një nga tempujt më të afirmuar të botës akademike në Shqipëri, ku marrin leksione me mijëra studentë, në degë të ndryshme, që i shërbejnë ekonomisë agrare deri te kuadro të së nesërmes në zooteknikë.

Një institucion arsimor që prej dekadash ka marrë projekte dhe subvencione të rëndësishme, lëvrimi i të cilave mendohej ta çonte në një tjetër nivel cilësinë e këtij universiteti, dijet e të cilit kanë një rëndësi të veçantë për një vend si Shqipëria, ku bujqësia, fermat si edhe agroturizmi në rritje. kanë nevojë sot për studentë të kualifikuar.

Por ndërsa kjo duhet të ishte panorama e asaj se çfarë duhet të jetë ylli që ndriçon Universitetin Bujqësor, një aksion i ndërrmarrë së fundmi në këtë rektorat, në fakt na tregoi jo vetëm anën e errët të asaj ku janë përfshirë sot drejtuesit e këtij institucioni si edhe pedagogët e tij, por njëkohësisht edhe përlyerjen e tyre në afera korruptive, që nuk shkojnë për shtat me statusin e tyre. Por çfarë është ky skandal që u finalizua me 24 fletë-arresti të prera nga SPAK, dhe cila është përfshirja e drejtuesve dhe pedagogëve të UBT, në afera korruptive?

Si janë përfshirë ata në tendera që janë të lidhura me kompani të ndryshme dhe kush janë këto kompani?

Cila është lidhja e rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, me kompaninë ‘Krijon’ shpk në pronësi të biznesmenit Piro Zoga, dhe njohja e ngushtë midis të dyve, që ka çuar më tej edhe në bashkëpunimin që kompania në fjalë të arrijë të fitojë tendera të rëndësishëm që lidhen me institucionin e lartë arsimor, UBT.

Rektori Sallaku, roli i të cilit po hetohet nga SPAK, që menjëherë pas shpërthimit të skandalit nxitoi të kërkonte mbrojtje, por edhe të shfajësohej në kryesinë e Partisë Socialiste.

Po përtej propagandës, le të ndalemi tek faktet. Nga hetimi thuajse 3-vjeçar i SPAK rezulton se 9 tendera të zhvilluar përgjatë vitit 2022 kanë rezultuar me shkelje të rënda dhe dëm ekonomik. Tenderi i parë që lidhet me ngritjen e një laboratori për vlerësimin e cilësisë së ujërave. Tender që është fituar nga kompania ‘Krijon’ shpk e Piro Zogas.

Aferë që nis me shkresën e datës 30 korrik 2021 të Rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku dërguar Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHIT) ku kërkohej financim për projektin.

Ku nga ana tjetër Bordi i Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin ka marrë vendim për financimin e ngritjes së Laboratorit për Vlerësimin e Cilësisë së Ujit. Nga ku del se me sigurimin e këtij financimi, drejtuesit e Universitetit janë vënë në shërbim të biznesmenit Zoga.

Fakte që dëshmohen edhe nga komunikimet e gjetura në celularin e tij, pas zbërthimit nga hetuesit.

Ku gjatë hetimit është zbuluar se specifikimet teknike të tenderit janë ndryshuar, me qëllim që t’i përshtaten kompanisë së biznesmenit Piro Zoga, e cila ishte e vetme në garë.

Romina Koto, zv.rektore e Universitetit Bujqësor dhe kordinatore e projektit e cila është përpjekur të shfajësohet para SPAK, pasi sipas saj specifikimet teknike të ndryshuara ia ka sjellë me e-mail Irena Duka. Mirëpo, menaxherja e Laboratorit të Cilësisë së Ujërave, Irena Duka, ka dhënë një tjetër version.

Irena Duka

Në vitin 2021 Romina Koto më ka komunikuar se donte të aplikonte për një projekt për ngritjen e një Laboratori për Cilësinë e Ujërave,  ndaj për këtë qëllim duhet të bëhej blerja e disa pajisjeve. Për këtë arsye unë bëra disa kërkime në internet për pajisjet që duheshin, pasi kisha parë listat e çmimeve të pajisjeve ekzistuese tek inventarët por ishin të vjetra.

Duke qenë se pajisjet ekzistuese i kishte sjellë kompania ‘Krijon’ shpk i jam drejtuar kësaj shoqërie për specifikimet e pajisjeve dhe për një ofertë lidhur me to. Ofertën që më solli kompania ‘Krijon’ shpk, unë ia dërgova Romina Kotos.

Hyrjet-daljet e administratorit të kompanisë ‘Krijon’ Shpk, Piro Zoga, me drejtuesit e lartë të UBT, pohohen më tej edhe nga vetë Irena Duka. Ajo thotë se pikërisht për këtë projekt e ka takuar biznesmenin Zoga në prani të zv/rektores Koto.

Irena Duka

Pasi u anulua herën e parë procedura e prokurimit dhe para se të shpallej për të dytën herë më ka thirrur Romina Koto, duke më thënë të shkoja të zyra e profesor Seit Shallarin. Kam shkuar atje dhe kam gjetur shtetasin Piro Zoga, Romina Koton dhe Seit Shallarin.

Gjatë takimit është diskutuar për pajisjet që do të bliheshin për laboratorin sidomos për pajisjet absorber, që ishte pajisja kryesore. Materialet me specifikimet teknike për pajisjet më kanë ardhur të gatshme nga Fotion Zoga, djali i Piro Zogas dhe ja kam përcjellë Romina Kotos.

Zv.rektorja pretendon se për shkak se ishte koordinatore projekti i është dashur të ketë komunikime me biznesmenin Piro Zoga. Ndërsa ka pranuar se nuk është bërë testimi i treguar për çmimet e pajisjeve./ Pjesa e Parë e "Në Shënjestër", Balkan Web

stafi i ubt piro zoga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj