LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e palestinezes në Tiranë, si punonjësi i guidës gjeti trupin e pajetë të vajzës së re

Një krim që jo vetëm tronditi kryeqytetin shqiptar, por që ka ngritur edhe disa pikëpyetje, lidhur mbi autorin dhe viktimën dhe marrëdhënien që ata kishin me njëri-tjetrin. Nëse kemi të bëjmë me të bashkëshortin që vrau gruan, apo me një baba që masakroi të bijën.

5 Mars 2025, 20:01 Nga r.ll
Vrasja e palestinezes në Tiranë, si punonjësi i guidës gjeti
babe e bij

TIRANË- Një histori rrëqethëse në zemër të Tiranës. E rrethuar nga misteri dhe me shumë anë të errëta që e kanë kthyer në një xhalo të denjë për romanet policeskë.

Kjo është historia tragjike e Rayyan Aluan, vajzës palestineze, që vetëm pak ditë pasi mbërriti në tokën shqiptare, siç shikoni edhe në këto pamje të saj të fundit në jetë, në terminalin e Aeroportit Nënë Tereza në Tiranë, u gjet e masakruar me thikë në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në kryeqytet. Aty ku mendohet se trupi i saj i pajetë kishte disa ditë që dergjej në krevat.

Krim për të cilin sot është shpallur në kërkim shoqëruesi i saj në Shqipëri, 49-vjeçari, Fadi Aluan. Pothuaj 25 vite më i madh në moshë se viktima. Një krim që jo vetëm tronditi kryeqytetin shqiptar, por që ka ngritur edhe disa pikëpyetje, lidhur mbi autorin dhe viktimën dhe marrëdhënien që ata kishin me njëri-tjetrin. Nëse kemi të bëjmë me të bashkëshortin që vrau gruan, apo me një baba që masakroi të bijën.

Por le të kuptojmë më qartë se çfarë ndodhi, këtë 27 Shkurt në Tiranë.

Cila ishte thirrja e parë që alarmoi policinë dhe e çoi atë në skenën e një krimit?

Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, njoftimi i parë në polici se diçka e pazakontë kishte ndodhur në një apartament që shërbente për qira ditore, mbërriti në orën 12.36 të mesditës së datës 27 Shkurt.

Telefonatë e cila u pranua nga shtetasja Ardita A, e cila në apartamentin që kishte dhënë me qira me AirBnB te dy shtetas të huaj, pasi kishte hyrë brenda ambienti, kishte gjetur të pajetë trupin e një vajze.

Më datë 27 Shkurt 2025, ora 12.36, shtetasja Ardita A., ka telefonuar në sallën operative të policisë ku ka njoftuar se në apartamentin që ka dhënë me qira me AirBnB, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë, ka gjetur të pajetë një shtetase të moshës 30 vjeç.

Do të ishte pikërisht kjo telefonatë që do të zbulonte edhe krimin horror  të ndodhur në katin e tretë të një vilë trekatëshe, të ndodhur fill pas godinës së njësisë nr. 10 në kryeqytet.

Aty ku ekspertët kriminalistë, gjetën në dhomën e gjumit të këtij apartamenti, sipër krevatit, të shtrirë përmbys, një kufomë të seksit femër.

Gjatë verifikimit të trupit, ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën disa plagë, në dërrasën e kraharorit si dhe poshtë shpatullës së djathtë, në distancë nga njëra tjetra.

Ajo që u pyet e pata mbi rrethanat në të cilat e gjeti trupin e pajetë të vajzës, ishte pronarja e apartamentit të dhënë me qira ditore, Ardita A, e cila deklaroi se në orët e para të kësaj dite kishte shkuar te apartamenti i djalit të saj, për të pastruar. Edhe pse ishte aty, ajo thotë se nuk kishte konstatuar asgjë të pazakontë, që mund ta çonte në mendimin se diçka jo e mirë kishte ndodhur në objektin në pronësi të familjes së saj.

Ardita A.

Unë hyra për të pastruar në objekt në katin e parë dhe gjatë kohe telefonova një mikun tim, që quhet Adnan Z, me qëllim që të shikonte disa punime që kishim kryer një ditë më përpara. Konkretisht disa vendosje kondicionerësh.

Pasi kontrolluam katin e dytë dhe të tretë, apartamentet që ishin në rikonstruksion, Adnani i ra derës së njërit prej apartamenteve.

Por pasi askush nuk u përgjigj, Adnani, mori çelësin rezervë dhe hyri brenda. Por edhe pse e hapën derën e apartamentit, pronarja e objektit dhe miku i saj edhe këtu nuk kuptuan ende se ajo që do të shikonin pas pak do të ishte makabre.

Ardita A.

Pasi Adnani hyri në apartament, ai u fut më pas në dhomën e gjumit që edhe kjo ishte e mbyllur me çelës. Këtu ku ai nuhati një aromë të pakëndshme, të rëndë, ndërsa krevati ishte i mbuluar dhe mbi të ishin rrobat e një femre.

Momenti kur lajmëruam menjëherë policinë. Por për t’u kthyer pas në ditët që i paraprinë krimit, Ardita A. shpjegoi për policinë edhe momentin se si dy të huajt me origjinë të huaj, u pajtuan për të marrë me qira ditore apartamentin. Që sipas thënieve të saj, përkon me datën 19 Shkurt 2025.  Koha kur ajo thotë se miku i saj, i njëjti që u gjend ditën kur u konstatua krimi, e kishte prezantuar me dy klientët.

Ardita A.

Më 19 Shkurt, Adnani më telefonoi rreth 19:00 dhe më tha se janë dy klientë të huaj të cilët mund t’i strehoja te një nga apartamentet që unë kisha në dispozicion.

Unë i thashë që jam sëmurë dhe nuk mund të vij dot.

Pak minuta më vonë Adnani më tha se ua kishte prezantuar apartamentin dy të huajve dhe ata kishin rënë dakord për ta marrë me qira për një periudhë 2 javore. Vetë Ardita A., tha më tej se ajo kishte patur vetëm njëherë mundësi për të takuar dy të huajt. Pasi të gjitha veprimet i kishte kryer, miku i saj Adnani.

Ardita A.

Ata ishin të dy në dukje të rinj. Djali ishte zeshkan, normal, kishte karakteristika të racës arabe, kurse vajza ishte e mbuluar me shami, me konstrukt pak e shëndetshme, me fytyrë rrumbullake.  Ajo që i bëri çudi pronares së apartamentit ishte se çifti kishin ardhur pa bagazhe, pavarësisht se do të qëndronin për një periudhe 2 javore në Tiranë.

Por edhe pse u ka kërkuar dokumentet e identifikimit ato nuk ua kanë dhënë, me pretendimin se i kishin në valixhe. Madje Ardita A, thotë se ata ishin shumë të qeshur dhe dukeshin një çift shumë i dashuruar me njëri-tjetrin. Ndërsa ajo shtoi se të vetmit që merreshin me menaxhimin e dhomave me qira, ishin ajo, djali, dhe miku i saj Adnani.

Adnan Z.

Unë prej disa vitesh jam i vetëpunësuar si guidë turistike, kryesisht për turistë të huaj. Mua këtë çift ma prezantoi një miku im që ka një agjenci imobiliare. Ai më tha që te zyra e tij kishin shkuar dy të huaj. E

Duke qenë se unë e atë e kam shok prej vitesh dhe duke qenë se unë njoh po kështu Ardita M., e pyeta këtë të fundit nëse ajo kishte apartament të lirë për 2 javët që këta klientë kërkonin me qira.  Po atë natë unë takova dy klientët, që më shkruan në Whatsapp në gjuhën angleze.

Ku pasi i mora në telefon, ajo që mu përgjigj herë në anglisht dhe herë në gjermanisht ishte vajza./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

rayyan alwan fadi alwan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj