All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Urdhri i Ministrisë në çdo zyrë arsimore, caktohet data e provimit për shtesë në pagat e mësuesve

Përmes një shkrese të firmosur pak ditë më parë, MAS urdhëron zyrat arsimore të nisin punën për mbledhjen e dokumenteve të arsimtarëve që kanë plotësuar vitet e duhura për t’iu nënshtruar provimit të kualifikimit.

14 Shkurt 2023, 14:17 Nga A.B
Urdhri i Ministrisë në çdo zyrë arsimore, caktohet data e
Klasa
All - Paragraf - 1

TIRANË- Me lançimin e risive në kualifikimin e mësuesve të kategorisë së parë, Ministria e Arsimit është gati të nisë procedurën e përvitshme, falë së cilës mësuesit rriten profesionalisht e financiarisht.

Përmes një shkrese të firmosur pak ditë më parë, MAS urdhëron zyrat arsimore të nisin punën për mbledhjen e dokumenteve të arsimtarëve që kanë plotësuar vitet e duhura për t’iu nënshtruar provimit të kualifikimit. Për kategoritë e dytë dhe të tretë testi do të mbahet në 29 prill, ndërsa për kategorinë e parë është paracaktuar një interval kohe 3-28 prill për zhvillimin e orës model. Në maj, gjithçka do të jetë e përmbyllur bashkë me rezultatet me qëllim që në muajin korrik, si çdo vit tjetër, të nisë aplikimi i shtesës mbi pagë për të gjithë mësuesit që rezultojnë fitues në provim.

Brenda kësaj jave, drejtoritë rajonale të arsimit parauniversuitar gjithashtu edhe ASCAP (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar) duhet të kenë publikuar në faqet e tyre zyrtare programet orientuese, mbi të cilat do të bazohet provimi për kualifikim. Ajo çfarë duhet të bëjnë si fillim kandidatët është plotësimi i një kërkese për të qenë pjesë e provimit, si dhe mbledhja e dokumenteve të portofolit profesional sipas profilit përkatës për të t’i dorëzuar në zyrën arsimore brenda këtij muaji.

Zyrave arsimore do t’u duhen së paku dy javë për të bërë vlerësimin e dosjeve të secilit, çka i hap rrugë hartimit të listave të kandidatëve që do të testohen. Secili prej tyre duhet të ketë akses në listë, duke parë të dhënat bashkë me vlerësimin e marrë për të korrigjuar gabime në rast se do të ketë dhe më pas për t’i dorëzuar në drejtorinë e përgjithshme. Kjo e fundit në koordinim me ASCAP do të organizojë dhe administrojë gjithë procesin për mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë.

“Provimi me shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet në datën 29.04.2023, ora 10:00-12:30 në Tiranë në mjedise të planifikuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar”, nënvizohet në udhëzimin me procedurat e detajuara, drejtuar zyrave arsimore. Sa u përket mësuesve që kërkojnë shkallën e parë të kualifikimit, “mësues mjeshtër”, procedura ndryshon sivjet për herë të parë.

Zyrat vendore arsimore do të jenë të angazhuara dhe do të japin vlerësimin për ta, bazuar jo në një testim, por orë mësimore model. “ZVA në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale harton kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për mësuesit e kategorisë së parë të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 në periudhën 3 prill – 28 prill 2023 dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët”, përcaktohet në dokument. Ndonëse “testimi” i tyre sipas orës model zhvillohet më përpara mësuesve me përvojë 5 dhe 10- vjeçare, rezultati për mësuesit me përvojë mbi 20 vjet do të merret një javë më vonë. Rezultatet e testimit do të merren brenda datës 5 maj, ndërsa ato të orës mësimore brenda 11 majit./Marre nga Panorama

datat e provimeve mesuesit ministria e arsimit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj