14 Shkurt 2023, 13:24
Nga F.M
Qytetari
SARANDË- Një prej personave që ka pësuar dëme të mëdha në biznesin e tij si pasojë e shpërthimit të hotelit ‘Bizanti’ me 30 kilogramë dinamit kërkon që shteti ta paguajë. Në një prononcim për Report TV, qytetari tha se ai shpërthim ishte një sulm terrorist. Ai shtoi më tej se dëmet që ka pësuar në biznesin e tij kapin vlerën e 30 mijë eurove dhe se shteti duhet t'i qëndrojë pranë.
"Ne kemi pësuar dëme të konsiderueshme. Në biznesin tim, dëmi kap shifrën e 30 mijë eurove. Më bën përshtypje që asnjë nga pushteti lokal apo vendor nuk ka ardhur të më pyesë ku është dëmi dhe sa keni pësuar juve. Ne ndihemi të pambrojtur fare dhe jemi në mëshirë të fatit. Kërkojmë që shteti të na shohë. Unë jam në borxhe njëkohësisht. Çfarë të bëj më parë, të nxjerr borxhin që kam marrë te koncesionari për mjetet apo të rregulloj këtë. Më bën përshtypje indiferentizmi. Ministri i Brendshëm duhet të ishte këtu. Mos të them kryeministri. Mirë është të ndezim qirinj për Turqinë se na ka ndihmuar por është mirë të shihet se çbëhet dhe këtu. Kërkojmë nga shteti të çdëmtohemi. Ky është akt terrorist. Nëse shteti nuk ka mundësi të na thojë që t'i mbyllim dhe të ikim prej këtej,”- tha banori.
Për sulmin është vënë në pranga 36-vjeçari Sotir Çabiri, si dhe është shpallur në kërkim babai i tij. Ai instaloi 30 kg dinamit një ditë më parë dhe rrafshoi hotelin më të vjetër në Sarandë. Të lënduar nuk pati, por dëmet ishin të mëdha në dhjetëra biznese e banesa.
Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?
Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu kanë nisur betejën ligjore për pronësinë e hotelit, që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.
shembet hoteli me tritol
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Joy
KENIA- Mediat keniane i kanë kushtuar artikull vdekjes së Joy Aokos, së resë e cila u dhunua në mënyrë brutale n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Policia
FIER- Policia ka vënë në pranga 1 person ndërsa ka proceduar dy të tjerë. Sipas njoftimit të policisë n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:04
Fermeri
KORÇË- Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit n&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 12:21
f.g
Franceska Korance, eksperte mjedisi
TIRANE- Debati për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet është një &cced...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 12:00
F.M
Sotir Çabiri
SARANDË- Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit ‘Bizanti’, të cilin...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:45
F.M
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri
SARANDË- Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Spiro Çabirin, bashkëpronari i...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:34
I.A
Sander Kovaci
TIRANË- Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar për protestë kombëtarë më datë 22 shkurt p&...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:34
F.M
Lefter Koka
TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie. Në kërkesën e depo...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 11:12
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara, aty ku po zhvillohet Samiti Botëror i Qeverisjes.&nbs...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 10:54
f.g
Leonard Duka, Santiago Malko dhe pamje nga vendngjarja
TIRANE- 3 vite nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, arrestohet në Belgjikë Leonard Duk...