LIVE UPDATES
Aktualitet

Rama në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai: Gjithnjë e më shumë përballemi me situata që kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse

I pyetur nëse bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot, Kryeministri Rama u shpreh se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, por që mund të izolohen, nëse adresohen siç duhet.

14 Shkurt 2023, 11:12 Nga F.M
Rama në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara, aty ku po zhvillohet Samiti Botëror i Qeverisjes.  Kreu i qeverisë do të qëndrojë dy ditë atje ku do të zhvillojë edhe takime bilaterale. Në një prononcim për gazetarët, Rama theksoi se është hera e parë për të që merr pjesë në këtë samit dhe se gjithçka i është dukur e këndshme.

I pyetur nëse bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot, Kryeministri Rama u shpreh se gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, por që mund të izolohen, nëse adresohen siç duhet.

Pyetjes nëse përbërja e kabinetit qeveritar kryesisht nga gra sjell cilësi në qeverisjes, Rama iu përgjigj duke u shprehur se nuk dëshiron të duket sikur u jep leksione të tjerëve. Por, ai citoi Margaret Thatcher dhe tha: Nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, drejtohu tek një grua!

Intervista:

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në Samitin Botëror të Qeverisjes. Doja të dija cilat janë përshtypjet tuaja për Samitin Botëror të Qeverisjes, që tashmë është në përvjetorin e dhjetë. Cilat janë përshtypjet tuaja?

Kryeministri Edi Rama: Ishte hera e parë për mua dhe sapo mbërrita ndoqa seancën. Dukej shumë e këndshme. Organizim shumë i mirë dhe me aq sa e ndoqa, mu duk shumë interesant në lidhje me temat që trajtohen.

Samiti i qeverisjes është një platformë globale për bashkëpunimin midis qeverive, industrive, botës së artit dhe inovacionit, një vend ku njerëzit mblidhen për të shkëmbyer ide dhe për të propozuar zgjidhje të reja për problemet. Pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot?

Kryeministri Edi Rama: Gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente. Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut.

Ne ju njohim që kur ishit kryebashkiak i Tiranës. Ju e rikonceptuat qytetin e Tiranës dhe ne e pëlqyem shumë punën tuaj. Cili është vizioni juaj për qeverisjen e vendit dhe inovacionin në qeverisje?

Kryeministri Edi Rama: Në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë, sepse çdo ditë dalin gjëra të reja. Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes. Si rrjedhojë, sa më shumë të ndërveprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, që të jemi relativisht të sigurt përballë sfidave.

Ju drejtoni një kabinet qeveritar që përbëhet kryesisht nga gra. A mendoni se kjo i sjell cilësi qeverisjes në këndvështrimin tuaj?

Kryeministri Edi Rama: Para së gjithash nuk dua të dukem sikur po u jap leksione të tjerëve për atë që po ndodh në Shqipëri tani. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”.

 

edi rama edi rama ne dubai

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën