12 Qershor 2022, 10:07
Nga d.a
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në [ranga një 46-vjeçar i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u bë në finalizim të operacionit 'Last Package' nga komisariati nr 5 në kryeqytet, ku gjaqtë arrestimit në flagrancë 46-vjeçarit ju gjet dhe një sasi e dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Last package", nga Komisariati i Policisë Nr. 5.
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, vihet në pranga 46-vjeçari.
Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Last package".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-M. S., 46 vjeç, banues në rrugën "Thethi", Kamzë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
dhune ne familje
Aktualitet
12 Qershor 2022, 09:28
d.a
atentati ndaj Sadikaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm ku u ekzekutua 27-vjeçari nga Memaliaj Aleksand...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 09:01
d.d
Foto ilustruese
TIRANË- 25 operacione policore janë zhvilluar këtë javë në të gjithë vendin tonë. Gjat&eu...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 09:19
d.a
Droga ne peru
PERU- Policia e antidrogë e Perusë kapi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë të...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 08:58
d.a
Agim Kajmaku
TIRANË- Ditën e djeshme u bë publik lajmi se ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 08:37
d.a
Agim Kajmaku
ITALI- Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në Itali për posedim dhe traf...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 08:09
d.a
Agim Kajmaku
ITALI- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar disa ditë më parë në Itali pasi &e...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 07:59
d.a
Droge,Peru
PERU-Në Peru, policia ka sekuestruar rreth 2.2 ton kokainë të fshehura në kuti me asparagus në n jë...
Aktualitet
12 Qershor 2022, 07:13
d.a
Moti
TIRANË- Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash t&eu...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 23:58
F.M
Erjon Skëndaj
TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një tjetër denoncim publik për Qendrën Univesrsitare spit...
Aktualitet
11 Qershor 2022, 23:58
F.M
Foto Ilustruese
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...