LIVE UPDATES
Aktualitet

25 operacione policore për një javë në Shqipëri, arrestohen 135 persona, 35 të shpallur në kërkim (Video)

30 raste të krimeve mjedisore, u evidentuan 1 ishte për zjarrvënie,1 për organizimin të lojërave të fatit

12 Qershor 2022, 09:01 Nga d.d
25 operacione policore për një javë në Shqipëri,
Foto ilustruese

TIRANË- 25 operacione policore janë zhvilluar këtë javë në të gjithë vendin tonë. Gjatë këtyre operacioneve u arrestuan 135 persona, 305 janë vendosur nën hetim dhe 35 janë shpallur në kërkim. U sekuesruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri. Disa prej operacioneve të koduara janë “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, "Multifunksional", "Fati i lojërave". 30 raste të krimeve mjedisore, u evidentuan 1 ishte për zjarrvënie, 1 për organizimin të lojërave të fatit dhe 4 për vjedhje të energjisë elektrike. 3 qytetar janë arrestuar në Tiranë, pasi drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

"Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Lëndë narkotike, armë dhe asete të paligjshme, të sekuestruara. Si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në një javë, u finalizuan me sukses 2 megaoperacione policore:"Policisa e Shtetit, në një javë, finalizuoi me sukses 2 megaoperacione policore.”Syri i Sheganit” në Shkodër, si rezultat i të cilit u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. U vunë në pranga 9 shtetas dhe u sekuestruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri. “Illegal assets” në Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro. Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 475 persona, nga këta: 135 janë arrestuar, 305 janë proceduar penalisht dhe 35 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 33 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 10 në kërkim ndërkombëtar. Janë zhvilluar 25 operacione policore të koduara: “Syri i Sheganit”, “Illegal Assets”, “Sunday”, “Last move”, “Permission”, “Prato”, “Aosta”, “Black bag”, “Camouflage 9”, “Camouflage 10”, “Target”, "Multifunksional", "Fati i lojërave", "Plirëz", "Flames", “Ecstasy 22”, "Road Guard" në 2 raste, "Blinisht", "Blinisht 2", “Avalon”, "River", "Poçemi 2" dhe “Perimetri” në 2 raste. Prej këtyre, 2 operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje; 7 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike; 7 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin; 4 për kapjen e personave në kërkim; 2 për zbulimin e ngjarjeve të ndodhura më parë; 1 për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit; 1 për sekuestrimin e pasurive të paligjshme që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e gjenerimit të kundërligjshëm të monedhave virtuale. Si rezultat i kontrolleve masive të territorit janë evidentuar dhe shkatërruar 3 ambiente, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, 2 ambiente në Lezhë, në kuadër të operacioneve “Blinisht” dhe “Blinisht 2”, si dhe 1 ambient në Fushë Krujë. U sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, bimë të dyshuara narkotike kanabis, në proces tharjeje, qindra fidanë dhe dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, si dhe pajisje që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, është evidentuar dhe goditur në Durrës, 1 rast i përshtatjes së lokalit për gjenerim të kundërligjshëm të monedhave vituale, ku janë sekuestruar 18 pajisje që shërbenin për këtë qëllim. Në vijim, si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar rreth 32 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, dhjetëra doza kokaine, marijuane, si dhe lëndësh të ndryshme narkotike, sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, fitila zjarrpërcjellës, 2 radio si ato të Policisë, 14 automjete, 8 celularë, si dhe shuma parash e asete të tjera që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 thika, si dhe municion luftarak. Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 41 raste të dhunës në familje. Janë evidentuar dhe goditur 30 raste të krimeve mjedisore, 1 rast i zjarrvënies, 1 rast i organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 44 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 17 raste. Ndërhyrja në kohë e strukturave të Policisë ka parandaluar 2 ngjarje kriminale, në Tiranë dhe Elbasan, në fushën e krimeve kundër personit. Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Nga data 1 deri në datën 6 qershor, shërbimet e Policisë Rrugore të qarkut Lezhë dhe të strukturave të tjera të Policisë kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e UNUM Festival 2022, i cili u zhvillua në Shëngjin dhe u mbyll pa asnjë problem. Policia Rrugore e qarkut Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë, mori masa për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për pjesëmarrësit në aktivitetin sportiv me motorat Harley dhe makinat Rally, që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 5 qershor, aktivitet i cili u mbyll pa asnjë problem. Gjatë kësaj jave janë pezulluar 556 leje drejtimi, nga të cilat: 409 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 108 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar 78 drejtues mjetesh, nga këta: 27 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Janë vendosur 15.316 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Kufitare/Vijojnë masat e shtuara për përballimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Kontrolle intensive të mjeteve lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë kësaj jave janë kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 7 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, si dhe 2 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve, armëve të ftohta dhe municionit luftarak”.Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në të gjithë vendin dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit turistik veror. Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë."

policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Qershor 2022, 23:58 F.M

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Foto Ilustruese VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se automjeti tip "Fo...

Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

“Pikë ku na godasin rregullisht!" Pastrimi i parave/ Rama: Nuk jemi të kënaqur me këtë

Formësimi i së Ardhmes së GovTech/Rama:I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon vendi ynë

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha tregon ku do të merren lekët për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Berisha: Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990

Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Berisha:Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si diktaturë,e krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore