17 Gusht 2022, 15:21
Nga e.k
Policia e Dibrës
DIBËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pejkë të Dibrës.
Në një rrëfim për Ora News, vajza e shtëpisë tregon momentet e tmerrit teksa grabitësit iu futën në shtëpi dhe ajo ndodhej krejt e vetme.
"Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës time ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë. Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë", shprehet vajza.
Autorët ishin të maskuar por kjo nuk i ka mbrojtur nga identifikimi pasi vajza i ka njohur që në momentin e parë pasi i kishte fqinj dhe siç thotë ajo janë rritur bashkë.
“Janë kushërinjtë e mi, jam rritur bashkë me ta”
Vëllezërit u futën në banesë nga një dritare pasi e dinin që fqinjët nuk ishin aty dhe do e kishin më të lehtë grabitjen. Ata nuk dolën duarbosh pasi siç tregon dhe vajza ata i kanë grabitur një shumë parash dhe florinj.
Më kanë vjedhur florinjtë dhe paratë. Katin e tretë e kanë shkatërruar plotësisht, katin e dytë dhomës time. Nëse do u kishte premtuar koha do kishin ardhur dhe poshtë.”
Dy vëllezërit Fjoralb dhe Arsen Mani tashmë do të përballen me akuzën e grabitjes me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe pritet të dalin para drejtësisë.
fjoralb mani arsen mani diber
Aktualitet
17 Gusht 2022, 15:23
F.M
Brilant Martinaj
TIRANË- Fotoja që po shikoni tregon mjetin e përdorur nga atentatorët për të vrarë e djegur Brilant Mar...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:57
F.M
Nikoll Sherrniku
TIRANË- Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, një person me precedent penalë dhe Flutura Berisha, 34 vjeçe u vunë s...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:52
e.k
Fatos Tushe
TIRANË- Është liruar nga burgu biznesmeni Ibrahim Lami, i cili u akuzua për marrjen e tenderit 240 milionë l...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:35
e.k
Prokurori i SPAK gjatë vizitës në SHBA
TIRANË- Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Komb&eu...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:23
A.B
Qeni
TIRANË- Video prekëse. Në kryeqytet një qenush është përplasur nga një makinë. Në videon e siguruar ...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:24
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Dr...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:21
F.M
Nikoll Sherrniku, 'Toyota' e blinduar, kallashnikovi e radiot
LEZHË- Flutura Berisha, 34-vjeçarja që u vu në pranga pasi bashkë ...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:05
A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e një të riu në zonën e Lungomares...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 14:06
F.M
Nikoll Sherrniku
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Nikoll Sherrniku, 28-vjeçari që u vu në pranga sot p...
Aktualitet
17 Gusht 2022, 13:50
A.B
Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj
TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar se n&e...