Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave.
TIRANË- Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave.
Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3.080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1.098.
Të dhënat tregojnë se gratë e reja po bëhen gjithnjë e më aktive në migrimin e brendshëm, një fenomen që lidhet me zhvendosjen drejt qyteteve të mëdha për studime universitare, punësim apo akses më të mirë në shërbime.
Tirana mbetet poli kryesor tërheqës, sidomos për sektorët e administratës, shërbimeve, call center, teknologjisë, arsimit dhe shëndetësisë, ku punësimi i grave është më i përqendruar. Raporti i INSTAT evidenton gjithashtu se lëvizjet e brendshme ranë në total gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë, por diferenca gjinore mbetet e fortë. Në vitin 2023 kishin ndryshuar vendbanimin 19.805 gra dhe 12.277 burra.
Fenomeni po ndryshon gradualisht edhe profilin social të qyteteve. Ekspertët e demografisë e lidhin këtë trend me urbanizimin, shtyrjen e martesës, rritjen e pjesëmarrjes së grave në arsim të lartë dhe kërkimin për pavarësi ekonomike. Sipas sociologut Gëzim Tusha, kjo tregon se periferitë po zbrasen dhe nuk formohen më familje të reja atje.
Ekonomikisht, sipas tij, kjo tregon se ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak qendra urbane dhe në sektorë ku gratë kanë më shumë mundësi punësimi apo arsimimi. Në të njëjtën kohë, shumë zona rurale dhe qytete të vogla po humbasin kryesisht popullsinë e re femërore, çka ndikon më pas edhe në lindshmëri dhe strukturën familjare lokale./Monitor.al
moti TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorolo...
Historia e dhënies së Portit të Durrësit për ndërtimin e një marine jahtesh, ka nisur që herët në mandatin e...
Më 29 nëntor të vitit 2020, ndërtesa më e lartë e botës, Burj Khalifa do të ngjyrosej Kuq e Zi. Video u shpërnda ...
TIRANË- Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon ...
ANGLI- Një burrë doli në gjyq, i akuzuar për kontrabandën e 14 shtetasve shqiptarë në Skoci me një kamion. Patric...
ITALI- Gazeta italiane, CORRIERE DELLA CALABRIA raporton se hetimet e prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet të madh...
pamje nga takimi BRUKSEL- Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka deklaruar se në ambasadën e Kosovës...
foto ilustruese TIRANË- Pas goditjeve të fundit të autoriteteve shqiptare ndaj industrisë së call center-ave mashtruese, treg...
Por edhe pse Gjergj Lekstakaj, ka dërguar disa emaile drejtuar në mënyrë të vazhdueshme Prokurorisë së Lezhës, ambasad...
Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë...