Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
U duk se i erdhi fundi një industrie qindra miliona euro mashtrimit, por informacionet tregojnë të kundërtën. Ata janë dy, njëri ish-polic, tjetri tashmë ndërtues, të dy vëllezër.
TIRANË- Pas goditjeve të fundit të autoriteteve shqiptare ndaj industrisë së call center-ave mashtruese, tregu që dikur qarkullonte qindra miliona euro duket se nuk është zhdukur, por vetëm është riorganizuar. Burime pranë sektorit i thanë ZËRI se një pjesë e madhe e operatorëve të njohur janë larguar nga aktiviteti, disa janë nën hetim, ndërsa të tjerë kanë transferuar aktivitetet jashtë Shqipërisë. Megjithatë, në këtë vakuum kanë dalë në pah dy emra që konsiderohen tashmë si figurat më të forta të mbetura në këtë treg: Florian P. dhe Ermal P.
Dy vëllezërit, me profile krejt të ndryshme, kanë ndërtuar një rrjet të fuqishëm kompanish. Floriani, ish-efektiv policie sipas burimeve, njihet për lidhjet e tij me persona të botës së sigurisë dhe për mënyrën e organizimit strikt të strukturave operative. Ndërkohë Ermali, i cili në vitet e fundit është futur fuqishëm në sektorin e ndërtimit, konsiderohet si “truri financiar” i aktivitetit, duke investuar fitimet në pasuri të paluajtshme, lokale biznesi dhe kompani fasadë.
Pas operacionit të Prokurorisë së Tiranës dhe hetimeve të SPAK, shumë nga call center-at që operonin me skema mashtrimi financiare, investime false apo platforma online janë mbyllur ose kanë ulur aktivitetin. Por sipas informacioneve nga tregu, dy vëllezërit kanë arritur jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të zgjerojnë ndikimin e tyre. Thuhet se aktualisht kontrollojnë një rrjet me mbi 700 punonjës, të shpërndarë në disa zyra në kryeqytet.
Skema e funksionimit mbetet e ngjashme me vitet e mëparshme. Të rinj të moshës 20–30 vjeç rekrutohen si operatorë telefonikë, trajnohen për komunikim në gjuhë të huaja dhe përdoren për të kontaktuar qytetarë europianë apo amerikanë me oferta investimesh të rreme. Pagesat, sipas hetimeve të mëhershme, kalojnë përmes kompanive offshore, kriptomonedhave apo llogarive bankare të ndërmjetme, duke e bërë të vështirë gjurmimin e parave.
Ndryshimi i kupolës së Policisë së Shtetit dhe presioni ndërkombëtar ndaj Shqipërisë kanë krijuar frikë te shumë operatorë të tregut. Megjithatë, burime jozyrtare thonë se Florian dhe Ermal P. kanë zgjedhur të qëndrojnë në Tiranë, duke besuar se rrjeti i tyre i kontakteve dhe fuqia financiare i mbron nga goditjet direkte.
Në qarqet ekonomike të Tiranës flitet gjithnjë e më shumë për investimet e fundit të dy vëllezërve në ndërtim, bare luksoze dhe pasuri të paluajtshme. Kjo ka ngritur dyshime se fitimet e gjeneruara nga call center-at po pastrohen përmes sektorëve të ligjshëm të ekonomisë. Deri më tani nuk ka një akuzë zyrtare publike ndaj tyre, por emrat e tyre po verifikohen.
Ndërkohë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se edhe pse disa struktura janë goditur, industria e mashtrimit online nuk është zhdukur. Ajo po transformohet, po bëhet më e sofistikuar dhe po lidhet gjithnjë e më shumë me sektorë të tjerë ekonomikë. Dhe në qendër të këtij transformimi, sipas burimeve të tregut, qëndrojnë dy vëllezërit që sot konsiderohen si “bosët” e rinj të call center-ave në Tiranë./ZËRI
Por edhe pse Gjergj Lekstakaj, ka dërguar disa emaile drejtuar në mënyrë të vazhdueshme Prokurorisë së Lezhës, ambasad...
Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë...
Foto Ilistruse Treguesit demografikë për tremujorin e parë të këtij viti evidentojnë një një rënie e lindjeve ...
Foto ilustruse GREQI- Gjykata greke ka lënë në burg 3 të arrestuarit, mes tyre dy shqiptarë për ekzekutimin e mafio...
Droga e zbuluar nga karabinierët ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestruar një 52-vjeçar shqiptar, me precedent penal për...
TIRANË- Portali e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të një procesi përditësim...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-gardistin Zef Mali dhe Jemine Çokun për ushtrim të ndikimit të paligjsh&e...
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar k...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka shpallur sotvendimin për çështjen penale ndaj Shuaip Camit dhe Fluturim Bajramit. Trupi gjykues i p...
Banorët para Bashkisë së Durrësit DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit, të cilët preken nga projekt...