LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti TID/ Banorët e qytetit të Durrësit mblidhen para Bashkisë, kërkojnë takim me kryebashkiaken: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon!

Në lidhje me këtë, banorët kanë bërë një kërkesë e cila është firmosur nga 20 familje, duke theksuar se ata do të vijonë kundërshtimin për prishjen e banesave të tyre.

12 Maj 2026, 15:28 Nga E.d
Projekti TID/ Banorët e qytetit të Durrësit mblidhen para
Banorët para Bashkisë së Durrësit

DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit, të cilët preken nga projekti TID janë mbledhur para ambienteve të Bashkisë së Durrësit dhe kanë kërkuar një takim me kryebashkiaken Emirjana Sako. Banorët kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi projektin, i cili rrezikon banesat e tyre.

Në lidhje me këtë, banorët kanë bërë një kërkesë e cila është firmosur nga 20 familje, duke theksuar se ata do të vijojnë kundërshtimin për prishjen e banesave të tyre. Para godinës të bashkisë janë mbledhur dhjetëra banorë, ndërsa janë shprehur se është më lehtë të takosh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare se kryebashkiaken Sako.

“Është më e thjeshtë të takosh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare se kryebashkiaken Sako”, deklarojnë banorët mes të tjerash të revoltuar. 

Përfaqësuesja e grupit të këtyre banorëve, ka deklaruar për mediat se Bashkia po bën veprime jo transparente, ku flitet për VKM të re pa konsultim me banorët e zonës. Ajo theksoi se banorët nuk janë as për shpronësim dhe as për prishje të banesave të tyre.

“Kemi çuar një kërkesë për informacion një grup prej 20 personash, por Bashkia po bën veprime jo transparente, flitet për VKM të re pa konsultim me ne, flitet për prishje, me çfarë vendimi është bërë kjo, ne jemi në proces gjyqësor për shfuqizimin e VKM dhe projektit TID, teksa ata ndërmarrin hapa sikur këto kanë ndryshuar. Nuk ka transparencë. Bashkia dhe institucionet janë në terr informativ. Ne nuk jemi as për shpronësim dhe as për prishje. Po presim të bëjmë takim, nuk kemi përgjigje zyrtare. Nëse nuk na presin ne do vijmë përsëri, derisa të na japin përgjigje, edhe në mënyrë institucionale. Projekti është abuziv”, tha ajo.

Një banore tjetër është shprehur se projekti TID po shkatërron Durrësin e vjetër, ndërsa theksoi se nuk bën kompromis as me parat për shembjen e banesës së saj. 

“Jemi këtu para Bashkisë dhe askush nuk na pret. Projekti TID po shkatërron Durrësin e vjetër, është me firmë të Ballukut, Ramës dhe institucioneve, po prishet teatri i vjetër me këtë projekt. Si në kohën e Enverit edhe tani, se ky e ka me instikt dhe do ta bëjë këtë gjë, si atëhere. Ajo pika e voçkël Elva Margariti e ka bërë pa arkeologji dhe me asgjë tjetër, duan thjesht ta prishin dhe të ndërtojnë gjë tjetër. Thjesht duan t’i shembin, si mund të prishet shtëpia apo dyqani im. Ne nuk pranojmë prishjen, nuk pranojmë lekë, asgjë, unë nuk lëviz nga shtëpia ime. Po të jetë autostradë dakord, ra autostrada, por pse të prishet shtëpia ime për një lulishte tre metra e më pas të ndërtohet pallat. Ne do veprojmë deri në fund”, deklaroi banorja.

Një banor tjetër ka deklaruar se grupi i banorëve ka arritur të komunikojë edhe me OLAF dhe me bashkësi ndërkombëtare, por ende jo me kryebashkiaken Emirjana Sako.

“Edhe pas kërkesave personale që kemi bërë, si dhe të tjerët e grupit, nuk gjejmë mundësi komunikimi, kemi arritur të komunikojmë me OLAF, me bashkësi ndërkombëtare, por ama me Bashkinë e Durrësit nuk kemi ende mundësi, me taku një nga këto këtu, kryetaren, edhe pse kam ardhur shumë herë dhe kam dëshirë ta takoj. Edhe këtu ende nuk i kemi takuar, po vijnë zgjedhjet e tjera por ende nuk i kam takuar. Është shumë revoltuese për në, na trajtojnë kështu, duke u trajtuar në këtë formë. Por ne nuk do ndalojmë, i themi të gjithëve. Unë nuk dua të prishet, kush do le të prishet, unë s’dua, i qëndroj kësaj. Nuk kemi njoftim të fundit, nuk kemi. Na bëhet goxha dëm, shqetësohemi, kanë kaluar 300 lloj qeverish dhe kjo që ishte si më në favorin tonë po na e prish komplet”, u shpreh ai./Dosja.al

durres banore projekti

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë