LIVE UPDATES
Aktualitet

Erion Veliaj letër KLP-së për emërimin e Dados si prokuror: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Me anë të shkresës zyrtare, Veliaj kërkon të dijë nëse ata kanë pasur dijeni që kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si Prokuror nuk është shqyrtuar nga organi kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i institucionit, Erind Gërmenji.

12 Maj 2026, 15:05 Nga E. D

 

Erion Veliaj letër KLP-së për emërimin e Dados si prokuror:
Erion Veliaj

 

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një shkresë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me anë të shkresës zyrtare, Veliaj kërkon të dijë nëse ata kanë pasur dijeni që kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si Prokuror nuk është shqyrtuar nga organi kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i institucionit, Erind Gërmenji.

Sipas shkresës, rezulton se lidhur me këtë çështje ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, Erind Gërmenji, i cili ka firmosur një shkresë ku deklarohet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, ndërkohë që, sipas paditësit, nuk rezulton të ketë ekzistuar një mbledhje, shqyrtim apo vendimmarrje kolegjiale e Këshillit. Konkretisht, Kryebashkiaku i arrestuar u kërkon individualisht anëtarëve të KLP-së të deklarojnë nëse kanë qenë në dijeni të këtij fakti. 

Në kërkesë argumentohet se neni 66 i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ia njeh vetëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë kompetencën për vendimmarrje mbi përfundimin e statusit të një magjistrati. Për këtë arsye, Veliaj pretendon se shkresa e firmosur nga Gërmenji është një “akt nul”, pasi mungon një vendim kolegjial i KLP-së.

“Ndodhur në këto kushte, kërkojmë nga ana juaj të na informoni nëse keni qenë në dijeni të faktit se z. Gërmenji ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur personalisht lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado, për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore për emërimin e tij, duke i hequr kompetencën Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë një vendim kolegjial mbi kërkesën tonë”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa e Plotë:

Nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është duke u gjykuar kërkesëpadia me palë dhe objekt si në vijim: paditës: Erion Veliaj, si dhe Bashkia Tiranë; i paditur: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ols Dado; si dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë; objekti: “1. Konstatimi i pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Detyrimin e KLP të marrë vendim lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado dhe përfundimin e menjëhershëm të ushtrimit të detyrës prej tij. 3. Ngarkimin e të paditurve me shpenzimet gjyqësore.”

Gjatë zhvillimit të këtij gjykimi, pas paraqitjes nga përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të dokumentacionit përkatës administrativ, u evidentua një rrethanë me rëndësi të drejtpërdrejtë për mënyrën e trajtimit institucional të kërkesës sonë lidhur me konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të z. Ols Dado dhe deklarimin e përfundimit të statusit të tij si magjistrat. Konkretisht, nga dokumentacioni i administruar në gjykim nuk rezulton që kjo kërkesë të jetë marrë në shqyrtim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ kolegjial kushtetues. Përkundrazi, rezulton se lidhur me këtë kërkesë ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, z. Erind Gërmenji, i cili me shkresën nr. 413/3 prot., datë 11.03.2025, na ka informuar se “KLP shqyrtoi kërkesën tonë” për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të z. Ols Dado dhe për deklarimin e përfundimit të statusit të tij si magjistrat Megjithatë, nga provat e administruara në gjykim rezulton se përmbajtja e shkresës së sipërcituar nuk i korrespondon realitetit procedural të trajtimit të kësaj kërkese. Konkretisht, nuk rezulton që kërkesa jonë të jetë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i tij, z. Erind Gërmenji, i cili në këtë shkresë ka mbajtur edhe qëndrim mbi themelin e kërkesës, duke arsyetuar se nuk mund të konstatohej pavlefshmëria e pretenduar për shkak se z. Ols Dado kishte kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar.

Ky element merr rëndësi të drejtpërdrejtë juridike në kushtet kur neni 66 i ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, parashikon se kompetenca për vendimmarrjen lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë si organ kolegjial. Për rrjedhojë, në kushtet kur nga dokumentacioni i administruar në gjykim nuk rezulton ekzistenca e një shqyrtimi apo vendimmarrjeje kolegjiale të KLP-së mbi këtë kërkesë, krijohet një mospërputhje e dukshme ndërmjet përmbajtjes së shkresës së datës 11.03.2025 dhe procedurës që rezulton e ndjekur në praktikë, duke e kthyer shkresën në fjalë në një akt nul. Referuar dokumentacionit të administruar në gjykim dhe autorizimit të paraqitur në seancën e fundit gjyqësore, rezulton se përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zj.
Danja Hobdari, është paraqitur në gjykim pa ekzistencën e një vendimmarrjeje kolegjiale të KLP-së lidhur me këtë çështje. Në këto kushte, përfaqësimi procedural i ushtruar prej saj rezulton i mbështetur vetëm mbi shkresën e datës 11.03.2025 të nënshkruar nga nënkryetari i KLP-së dhe jo mbi një qëndrim institucional të miratuar nga organi kolegjial kushtetues apo
në emër të tij.

Kjo situatë tregon qartë se përfaqësimi në gjykim nuk mbështetet mbi një qëndrim apo vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por vetëm mbi një shkresë të firmosur nga nënkryetari i tij. Për rrjedhojë, edhe qëndrimet dhe argumentet e 3 parashtruara në gjykim nga përfaqësuesja e institucionit rezultojnë të pambështetura në një mandat institucional të miratuar nga organi kolegjial kushtetues. Ndodhur në këto kushte, kërkojmë nga ana juaj të na informoni nëse keni qenë në dijeni të faktit se z. Gërmenji ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur personalisht lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado, për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore për emërimin e tij, duke i hequr kompetencën Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë një vendim kolegjial mbi kërkesën tonë. Me respekt,
Erion VELIAJ Përfaqësuar nga Av. Plarent NDRECA

erion veliaj klp


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë