Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas njoftimit të GJKKO, Zef Mali u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
TIRANË- GJKKO ka dënuar ish-gardistin Zef Mali dhe Jemine Çokun për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Sipas njoftimit të GJKKO, Zef Mali u shpall fajtor për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 8 muaj burgim. Gjykata vendosi gjithashtu që Mali të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ndërkohë, Jemine Çoku u dënua me 1 vit burg, por pas uljes së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ajo përfitoi 8 muaj burgim. Gjykata urdhëroi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.
Sipas hetimeve të SPAK, ish-gardisti Zef Mali, në bashkëpunim me Kreshnik Domin, i kanë kërkuar dhe marrë Jemine Çokut 20 mijë euro, duke i premtuar se do të ndikonin tek zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për të përshpejtuar transferimin në Shqipëri të vëllait të saj, Kujtim Çeliku, i dënuar në Turqi. Në kohën e ngjarjes, Zef Mali mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës.
Njoftimi i plotë:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 196, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zef Mali dhe Jemine Çoku”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Alma Kodraliu dhe Etleva Deda, me vendimin nr. 39, datë 12.05.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Mali, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 dhe 25 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë muaj) muaj burgim.
2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1(një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
3. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Zef Mali, për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurës Jemine Çoku, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
6. Në aplikim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Jemine Çoku.
7. Lidhur me provat materiale, bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron që ato të mbeten për llogari të dosjes së ndarë.
8. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e përgjimeve dhe ato të kompanive celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.
9. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas procesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. 10. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar k...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka shpallur sotvendimin për çështjen penale ndaj Shuaip Camit dhe Fluturim Bajramit. Trupi gjykues i p...
Banorët para Bashkisë së Durrësit DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit, të cilët preken nga projekt...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një shkresë ...
Ervis dhe Mustafa Martinaj TIRANË- Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme për her&...
TIRANË- Një skemë mashtrimi kibernetik në em e Raiffeisen Bank u ka kushtuar disa qytetarëve humbjen e të dhënave t&eu...
Foto ilustruse Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të g...
TIRANË- Në Shqipëri, në tremujorin e parë të vitit 2026 kishte më shumë vdekje sesa lindje, sipas të dhë...
Një dhomë brenda Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosov...
automjeti i aksidentuar VLORË- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në afër...