LIVE UPDATES
Aktualitet

“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi që Dritan Gega të dëmshpërblehej me 12 paga dhe ky vendim përbënte titull ekzekutiv. Gega tha se drejtori i DRAP Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen se çështja është apeluar.

2 Tetor 2023, 22:45 Nga I.A
“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12
Gazetarja

LEZHË- Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga qyteti i Lezhës. Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, u lirua nga detyra në vitin 2020. Ai kishte punuar prej 22 vitesh në arsim.

Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi që Dritan Gega të dëmshpërblehej me 12 paga dhe ky vendim përbënte titull ekzekutiv. Gega tha se drejtori i DRAP Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen se çështja është apeluar.

Dritan Gega: Kam punuar në arsimin shqiptar 22 vite. Në vitin 2014-2020, kam punuar drejtor pranë shkollës “Pashko Vasa”, në qytetin e Shkodrës. Në vitin 2020, jam larguar në shkelje flagrante të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, nga ish-drejtori Bardhok Pulaj. Gjykata Civile Shkodër e ka marrë çështjen. Një kalvar seancash, e ka kaluar në Gjykatë Administrative. Gjykata Administrative, më datën 15.03.2023 është shprehur: Urdhri i lirimit Dritan Gega, është i paligjshëm dhe kam dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi i ka shkuar drejtorit të DRAP-it, drejtorit të ri, Hasan Muça, i cili me arrogancën e tij, as nuk i përgjigjet vendimit të gjykatës, as përmbarimit gjyqësor, as mua si person dhe më ka sjellë dëm shumë të madh. Unë kam tre fëmijë minorenë. Nga emisioni Stop unë kërkoj të më jepet një e drejtë, domethënë është një detyrim kushtetues, ushqimi i fëmijëve.

Më 15 Mars 2023, Gjykata Administrative në Shkodër vendosi që DRAP Lezhë të shpërblejë paditësin me 12 paga për zgjidhjen e kontratës së punës si drejtor i shkollës. Në këtë vendim citohet se përbën titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet nga përmbarimi gjyqësor brenda 6 muajve pasi vendimi të marrë formë të prerë. Në vendim thuhet se mund të bëhet ankimim, por se gjykata do të vendosë që vendimi të jepet me ekzekutim të përkohshëm. Kjo do të thotë që vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi pavarësisht ushtrimit të ankimit nga pala paditëse.

“Stop” foli me Drejtorin e DRAP Lezhë, Hasan Muça dhe punonjësin e burimeve njerëzore, Pashk Alia, të cilët e interpretuan sipas oreksit të vet vendimin e gjykatës. Majde Alia tha se pranon të varet nëse ky ekzekutim është i ligjshëm. 

Shefi i burimeve njerëzore: DRAP Lezhë brenda 5 ditëve ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë ankimimin dhe deri në këtë moment nuk kemi shqyrtim nga ana e gjykatës. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ma kishte dhënë të drejtën e ankimimit mua.

Gazetarja: Ta jep të drejtën e ankimimit.

Shefi i burimeve njerëzore: Unë pranoj të varem sot nëse ekzekutimi i vendimit në këto kushte është i ligjshëm.  

Pas transmetimit në emsionin “Stop”, vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër u ekzekutua dhe pagat kaluan në emër të qytetarit Dritan Gega.

Denoncuesi: Përshëndetje! Pasi u adresova në redaksinë tuaj, ju u paraqitët në DRAP Lezhë. Prezenca juaj bëri që DRAP Lezhë, të zbatojë vendimin e gjykatës. Mua më kaluan pagat. Jam konfuz, ishte i paligjshëm ky vendim për 10 muaj për DRAP-in Lezhë. Për dy ditë, pasi u paraqitët ju në DRAP Lezhë, ky vendim u bë i ligjshëm. Ju falenderoj ju pa masë, se ma zgjidhët problemin tim.

Marrë nga Tv Klan

dritan gega

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Tetor 2023, 20:34 h.k

Bllokohet turisti zvicerian në Karaburun

Gjiri i Shen Andreas KARABURUN-Një turist zvicerian është bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburon ditën e sotme. ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje