LIVE UPDATES
Bota

Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të arrestimit të aktivistëve

Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore.

19 Maj 2025, 12:38 Nga r.ll
Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të
foto ilustruese

SERBI- Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për ta rrëzuar rendit kushtetues.

Bllokada nisi më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve. Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës.

Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore. Të gjitha hyrjet ishin të bllokuara, dhe organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të ndaluarve. Studentët u bënë sërish thirrje punonjësve të përfshirë në çështjen gjyqësore që të shkojnë në punë.

“Nuk ka nevojë të futen nga hyrjet anësore, le të hyjnë nga kryesorja – do t’i lejojmë”, deklaruan ata.

Para gjykatës ndodhej edhe familja e profesoreshës dhe aktivistes nga Novi Sadit, Marija Vasiq, e cila ndodhet në grevë urie në paraburgim. Ajo u transferua në fundjavë në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. I biri, Millan Çanak, tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për gjendjen e saj.

“Zero informacion”, u shpreh shkurtimisht ai të hënën para gjykatës.

Marija Vasiq e nisi grevën më 13 maj. Pas këtyre deklaratave, të hënën reagoi edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke thënë se “të gjitha informacionet e lejueshme me ligj për gjendjen shëndetësore të Marija Vasiqit janë të disponueshme për publikun qysh nga fillimi”.

Sipas komunikatës, në ditën e parë të transferimit të saj në spitalin e burgut në Beograd, autoritetet njoftuan se ajo ishte vendosur në terapi me infuzion dhe se përkujdesja ndaj saj vazhdon në Spitalin Special të Burgut pas zhvendosjes nga Novi Sadi. Aktivistët nga Novi Sadi – Mlladen Cvijetiq, Srxhan Gjuriq, Lazar Diniq, Lado Jovoviq, Davor Stefanoviq dhe Marija Vasiq – u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd.

Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë. Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces. Më 15 maj, avokatët e të ndaluarve dorëzuan ankesë kundër vendimit të gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për edhe 30 ditë. Avokati i Lazar Diniqit, Veljko Miliq, tha të hënën gjatë bllokadës se gjykata ka detyrimin të veprojë me urgjencë në këtë rast, edhe pse ligjërisht nuk ka afat për shqyrtimin e ankesës. Për lirimin e të ndaluarve më parë janë bërë thirrje nga studentët protestues, asamble qytetare, dhjetëra organizata joqeveritare dhe Parlamenti Evropian./REL

novi sad serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj