LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz/ Zbulohet ngjarja e tmerrshme që Altin Çoku kreu në 2010, tentoi të digjte të gjallë kushëririn e tij

Altin Çoku, përveçse si personazh TikTok-u është i njohur si me precedentë të theksuar kriminalë dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.

13 Shkurt 2024, 09:27 Nga r.ll
Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz/ Zbulohet ngjarja e tmerrshme
altin coku

TIRANË- Kamza u trondit mbrëmjen e së shtunës nga vetëvrasja e 27-vjeçares në rrugën Teuta, në rrethana ende të paqartësuara plotësisht.

Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia. Familjarët e saj kanë dyshime se vajzën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të hënë se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, here për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.

Në një rrethanë ende të pasqaruar, ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime së bashku. Foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku.

Por Altin Çoku kishte dalë dhe në live TikTok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas shpërndarë.

Prej rreth 1 muaji, 27-vjeçarja ishte zhvendosur së bashku me vajzën e mitur nga Kosova në Shqipëri. Familjarët tregojnë se kishte patur një mosmarrëveshje që nuk ishte divorc, ndërsa kërkojnë që autori të marrë dënimin maksimal.

Por Altin Çoku, përveçse si personazh TikTok-u është i njohur si me precedentë të theksuar kriminalë dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.

Në mars të vitit 2010 ai kishte tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët. Për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje i kishte vënë flakën kushëririt të tij, i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.

Marrë nga TvKlan.

altin çoku kamez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj