6 Tetor 2023, 08:17
Nga A.B
Djali i mitur
TIRANË- Babai i djalit tre vjeçar, i cili ndërroi jetë pas mjekimit që mori në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, ka përgënjeshtruar deklaratën e mjekut. Për mediat, Bledar Spahiu, thotë se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.
"Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.
Një ditë më parë, mjeku anestezist Roland Xhaxho i cili asistoi fëmijën 3 vjeç që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë ka reaguar për herë të parë pas njoftimit në media për ngjarjen tragjike. Sipas tij arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.
Në deklaratën e tij thuhet se fëmija ka dalë zgjuar nga klinika, në krahët e të atit dhe duke kërkuar vëllain e vogël.
“Mesa duke gjendja është komplikuar në ambiente e shtëpisë dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT nga prindërit. Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme,” – shkruan Xhaxho./Dosja.al
vdes 3-vjecari ne tirane tirane
Aktualitet
6 Tetor 2023, 07:24
a.l
Moti
Shqipëria
Deri në orët e mesditës, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 23:00
h.k
Guri Seferi dhe Grida Duma
TIRANË-Guri Spahiu, gjyshi i djalit 3-vjeçar që vdiq tragjikisht si pasojë e narkozës pas një mj...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 22:56
I.A
Gëzim Ferhati
PEQIN- Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin skandaloz të djegies së plehrave në oborri...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 22:51
I.A
Ilacet
PEQIN- Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërriti një video nga fshati Shezë i Bashkisë Peqin, e cila tregon...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 22:14
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për gjyqin ndaj Fatmir Mediut për Gëdecin, ku pritet të ketë një num&e...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 22:01
h.k
Roland Xhaxho
TIRANË-Roland Xhaxho mjeku i dyshuar si shkaktar i vdekjes së vajzës 3-vjeçare ka folur për mediat mbrëmjen e...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 21:56
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për dënimet që ka dhënë gjykata për aferën e inceneratorëve,...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 21:28
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë ...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 21:24
f.i
foto ilustruese
ITALI- Një mjek shqiptar është arrestuar në Itali, nën akuzën e rëndë për abuzim seksual ...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 20:42
I.A
Roland Xhaxho
TIRANË- Mjeku anestezist-kardiolog Roland Xhaxho ka reaguar pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar, pas ndërhyrjes q...