LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Hygerta Metës: Babai u qëllua teksa po pushonte në divan

Mësohet se dinamika e ngjarjes nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

24 Shkurt 2024, 18:20 Nga r.ll
“Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun”/
viktima dhe vendngjarja

DURRËS- Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila mori përsipër fajin për vrasjen e të atit rreth dy javë më parë, por që u zbulua brenda disa orësh nga policia se ekzekutori ishte vëllai i madh.

Mësohet se dinamika e ngjarjes nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë./Top Channel

hygerta meta pellumb meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait