LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI/ Pas shkrirjes Instituti i Albanologjisë bëhet degë e Akademisë së Shkencave

Vendimi bën me dije se ASA do të jetë një degë e Akademisë së Shkencave.

29 Dhjetor 2023, 19:30 Nga h.k
VENDIMI/ Pas shkrirjes Instituti i Albanologjisë bëhet degë e
Akademia e Shkencave

TIRANË-Kryeministria ka zbardhur vendimin në lidhje me shkrirjen e Institutit të Albanologjisë një diskutim i ndjerë shumë në publik kohët e fundit. Vendimi bën me dije se ASA do të jetë një degë e Akademisë së Shkencave. Kujtojmë se anëtarët e institutit kanë qenë kundër këtij reformimi.  

V E N D I M

PËR

NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E NJËSIVE TË PËRHERSHME  TË KËRKIM-STUDIMIT NË ALBANOLOGJI PRANË AKADEMISË    SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (në vijim, Akademia) të njësive të përhershme të kërkim-studimit, si njësi vijuese të veprimtarisë në fushën e albanologjisë të njësive kryesore të Akademisë së Studimeve Albanologjike, si më poshtë vijon:
a) Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë;
b) Instituti i Arkeologjisë;
c) Instituti i Historisë;
ç) Instituti i Antropologjisë;

d) Qendra e Studimit të Arteve;
dh) Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologjike (QBEA).

Qëllimi, fusha e kërkimit të njësive të përhershme të kërkim-studimit, mënyra e funksionimit dhe e organizimit të tyre, organet drejtuese dhe strukturat përbërëse përcaktohen në statutin e tyre përkatës, pjesë përbërëse e statutit të Akademisë.
Njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi. Marrëdhëniet dhe raportet e njësive të përhershme të kërkim-studimit me strukturat ekzistuese të Akademisë dhe me organet e saj drejtuese rregullohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në statutin e Akademisë.
Njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si institute drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje departamentet, të cilat drejtohen nga përgjegjësit e tyre, ndërsa njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si qendra drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje sektorët, të cilët drejtohen nga përgjegjësit e tyre.

Në mbështetje të këtyre njësive të përhershme, funksionon dhe administrata ndihmëse e këtyre njësive në bashkëpunim me administratën e Akademisë, si pjesë e nën drejtimin e saj, në përputhje me rregulloret e brendshme të këtij institucioni.
Njësitë e kërkim-studimit të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, kanë buxhetin e tyre si zë më vete në buxhetin vjetor të Akademisë, i cili detajohet për shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera korrente me vendim të Kryesisë së Akademisë.

Procedurat për çeljen e buxhetit të tyre përcaktohen në udhëzimin vjetor të zbatimit të buxhetit.
Njësitë e kërkim-studimit në albanologji e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përdorin asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, së bashku me tërësinë e aseteve dhe të fondeve të trashëgimisë të kaluara në administrim të Akademisë, nëpërmjet vendimit nr.338, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”.

Marrëveshjet në fuqi, nënshkruar nga përfaqësues të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) apo të njësive në përbërje të saj me institucione apo njësi të ngjashme, vendase apo të huaja, ruajnë vlefshmërinë juridike për sa kohë nuk ka kërkesë për revokim nga palët nënshkruese përgjegjëse. Marrëveshjet e lidhura në nivel institucional ndiqen nga Akademia, ndërsa marrëveshjet me palë nënshkruese njësitë e ASA-s ndiqen nga njësitë e përhershme përkatëse të kërkim-studimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

Kërkuesit shkencorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë. Kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë”, të ndryshuar. Për personelin akademik, nivelet e pagave sipas kufirit minimal të vendimit të sipërcituar garantohen nga buxheti i shtetit i miratuar për Akademinë.

Për personelin administrativ, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 1, të vendimit nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”.

Për punonjësit mbështetës, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës edhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

Organika e njësive të përhershme të kërkim-studimit për punonjësit kërkimorë, shkencorë, administrativë dhe mbështetës përbëhet nga 127 (njëqind e njëzet e shtatë) punonjës.

Të ardhurat e ASA-s për vitin 2023 trajtohen sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për arsimin e lartë, duke u mbartur dhe në vitin 2024 dhe përdoren me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, për njësitë përgjegjëse të përcaktuara në këtë vendim. Ngarkohet Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1.1.2024.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Akademia e Studimeve Albanologjike e ka cilësuar si të paligjshëm projektvendimin e qeverisë në nisje të saj, që synon vendosjen e këtij institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave. Disa akademikë kanë thënë se pasojat do të bien jo vetën në prodhimin shkencor, por edhe në përgatitjen e albanologëve të rinj. Nga ana tjetër Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e ka quajtur reformën një bashkim. 

akademia e shkencave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj